Nga akuzat për vrasje te pjesë e grupit të Laert Haxhisë, Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Results”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 29-vjeçar, i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.
Në pranga ka rënë shtetasi D. F., 29 vjeç, banues në Kaninë.
Sipas Policisë, nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se 29-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në banesën e tij. Gjithashtu, ai dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese të ndodhur më 2 tetor 2026, në fshatin Kaninë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën 29-vjeçari dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Top Channel