Ronaldo e akuzoi se shkeli fjalën, Jorge Jesus përgjigjet shkurt

7 Tetor 2026 | 13:37

Jorge Jesus ka reaguar shkurtimisht pasi ka lexuar deklaratën e Cristiano Ronaldos, në të cilën kapiteni i Portugalisë shpjegoi largimin e tij nga grumbullimi i Kombëtares dhe adresoi përplasjen me trajnerin.

Trajneri i Portugalisë u ndal nga gazetarët të mërkurën në mëngjes, teksa po dilte nga shtëpia e tij, dhe konfirmoi se ishte në dijeni të deklaratës së Ronaldos.

“E lexova deklaratën dhe tani, siç bëj çdo ditë, do të shkoj në federatë për të punuar, për të menduar për ekipin dhe ekipin kombëtar”, tha Jorge Jesus.

Reagimi i shkurtër i trajnerit vjen një ditë pasi Cristiano Ronaldo publikoi një deklaratë të gjatë, në të cilën kërkoi falje për largimin nga kampi stërvitor i Portugalisë dhe pranoi se statusi i tij si kapiten mund të ndikojë në dënimin që mund t’i shqiptohet.

Megjithatë, Ronaldo e bëri të qartë se vendimi i tij lidhej me dy situata ku, sipas tij, Jorge Jesus nuk e kishte mbajtur fjalën.

E para lidhej me ndeshjen ndaj Norvegjisë, ku Ronaldo u ngroh gjatë takimit, por nuk u aktivizua, pavarësisht se, sipas tij, ishte informuar se do të luante rreth 30 minuta.

Situata e dytë kishte të bënte me konferencën për shtyp para ndeshjes me Danimarkën. Ronaldo pretendoi se Jesus kishte ndryshuar një marrëveshje të mëparshme lidhur me mënyrën se si do të zhvillohej ndërhyrja e tij para gazetarëve.

Në deklaratën e tij, kapiteni portugez përmendi edhe një takim mes Jorge Jesusit, drejtorit sportiv të Al Nassr, Simão Coutinhos, dhe ish-drejtorit ekzekutiv të Federatës Portugeze të Futbollit, Tiago Craveiro, i cili tashmë është këshilltar strategjik i kompanisë së Ronaldos.

Pavarësisht akuzave të bëra nga kapiteni, Jorge Jesus zgjodhi të mos komentojë përmbajtjen e tyre dhe u mjaftua me një përgjigje të shkurtër, duke theksuar se do të vazhdojë punën me ekipin kombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni përlotet për Messin: Do të jetë e vështirë, ai është unik

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të vazhdojë rrugëtimin pa Lionel Messin, pas paraqitjes...
12:36 | 07/10/2026

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës

UEFA hapi një hetim të martën pasi një lojtar izraelit u akuzua se pështyu ndaj një anëtari të stafit trajner të Irlandës gjatë ndeshjes së...
12:09 | 07/10/2026

Mesazhi emocional i Neymarit për Messin përpara ndeshjes së fundit me Argjentinën: E gjithë bota të falenderon

Neymar i ka bërë një mesazh emocionues Lionel Messit, vetëm disa orë para ndeshjes së fundit të yllit argjentinas me kombëtaren e tij. Ish-shokët e...
09:36 | 07/10/2026