Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hita: Policia është rritur profesionalisht, e barabartë me partnerët dhe pjesë e operacioneve ndërkombëtare

    Balla uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Mbrojtja e pastërtisë së luftës së UÇK-së, një nga sfidat kryesore

    Berisha uron Presidenten e re të Kosovës: Suksese në misionin në krye të Republikës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hita: Policia është rritur profesionalisht, e barabartë me partnerët dhe pjesë e operacioneve ndërkombëtare
    Aktualitet

    Hita: Policia është rritur profesionalisht, e barabartë me partnerët dhe pjesë e operacioneve ndërkombëtare

    October 7, 2026
    Hita: Policia është rritur profesionalisht, e barabartë me partnerët dhe pjesë e operacioneve ndërkombëtare

    Në ceremoninë e fillimit të vitit akademik ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili u shpreh se përfshirja e të rinjve në Policinë e Shtetit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit.

    Sipas tij, interesi i maturantëve për këto studime ka qenë i lartë gjatë tre viteve të fundit, që prej hapjes së Akademisë së Sigurisë për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin këtë karrierë.

    Duke iu drejtuar studentëve të rinj, Hita theksoi se studimet nuk duhet të shihen vetëm si një profesion, por si përgatitje për një mision në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

    “Policisë së Shtetit i duhet brezi i ri, energjia, mentaliteti dhe fytyra e re, komponentë që ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve te Policia. Në tri vitet e fundit, që kur kemi hapur dyert e Akademisë për maturantët, interesi ka qenë shumë i lartë. Mijëra të rinj e të reja kanë zgjedhur Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” për të ndjekur studimet Bachelor dhe sot, pas një procesi konkurrues dhe transparent, janë 390 maturantë që ndjekin këto studime. Sot, Akademia e Sigurisë është zhvilluar në çdo drejtim. Ajo është e binjakëzuar dhe anëtare e bordeve të akademive prestigjioze në rajon, Evropë dhe SHBA. Ka në dispozicion literaturë të akademisë italiane, si dhe ambiente e laboratorë të përshtatshëm për të përmbushur sa më mirë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. 

    Në këto ambiente jam shkolluar edhe unë, e bashkë me mua breza të tërë të Policisë së Shtetit. Por, ndryshe nga sot, ne ishim shumë më pak të privilegjuar në të gjitha aspektet, pasi edhe Policia ishte ende e brishtë. Ndërsa sot, Policia e Shtetit është rritur profesionalisht dhe është e barabartë me partnerët, e besueshme dhe pjesë e hetimeve dhe operacioneve ndërkombëtare.

    Për ju nis një rrugëtim i ri, si në aspektin e dijes, ashtu edhe të misionit që keni marrë përsipër. Sepse Policia e Shtetit nuk është thjesht profesion, por është mision. Dhe për të përmbushur këtë mision duhen këmbëngulje, vullnet, dije, përgatitje fizike, disiplinë, respekt për njëri-tjetrin dhe për pedagogët. Pas tri vitesh do të jeni oficerë të Policisë së Shtetit, një titull që ju jep privilegjin, por mbi të gjitha përgjegjësinë, për t’iu shërbyer qytetarëve, sigurisë dhe vendit.

    Ndaj mësoni sa më shumë, sepse dija, e gërshetuar me stërvitjen dhe disiplinën, do të jenë faktorët kryesorë në formësimin tuaj profesional dhe njerëzor gjatë këtyre viteve. Që ditën e parë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm, Akademia ka qenë dhe do të jetë në vëmendjen time të veçantë, sepse ajo është motori kryesor i rigjenerimit të Policisë, i shkollimit, trajnimit dhe përgatitjes së brezave të rinj të Policisë së Shtetit.

    Jam angazhuar maksimalisht, së bashku me Rektorin dhe Bordin e Akademisë, për të eliminuar çdo problematikë që kemi hasur gjatë këtij viti dhe do të jem pranë jush, ashtu siç do të jem pranë çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që, me ndershmëri, përkushtim dhe sakrificë, përmbush këtë mision të shenjtë. Mos nguroni të më shkruani për çdo shqetësim apo ide për përmirësim. Duke folur, komunikuar dhe duke dhënë kontributin tuaj në zgjidhjen e problematikave kudo që ato shfaqen. Dhe mos harroni përgjegjësinë që keni marrë mbi vete dhe përkushtimin që duhet të keni për të dalë sa më të aftë nga ky fakultet, për t’i shërbyer qytetarit, ligjit dhe atdheut”, tha Hita.

    bashkëpunimi ndërkombëtar bashkëpunimi policor forcat e policisë Hita institucionet e sigurisë lufta kundër krimit operacionet ndërkombëtare operacionet policore partnerët ndërkombëtarë partneritet ndërkombëtar policia e shtetit Policia e Shtetit Shqipëri policia shqiptare policia shqiptare në operacione ndërkombëtare profesionalizimi i policisë profesionalizmi i policisë rendi publik shqipëri siguria siguria publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hita: Policia është rritur profesionalisht, e barabartë me partnerët dhe pjesë e operacioneve ndërkombëtare

    October 7, 2026

    Balla uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Mbrojtja e pastërtisë së luftës së UÇK-së, një nga sfidat kryesore

    October 7, 2026

    Berisha uron Presidenten e re të Kosovës: Suksese në misionin në krye të Republikës

    October 7, 2026

    3 vjet nga sulmi i Hamasit/ Von der Leyen: Asgjë nuk e justifikon terrorin, zgjidhja me dy shtete rruga drejt paqes

    October 7, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.