web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çahet tubacioni/ Uji i pijshëm derdhet në ujërat e ndotura të lumit Lana

7 Tetor 2026, 13:39, Aktualitet CNA

CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lanës, ku ka evidentuar ndotje masive, lumin e mbushur me plehra dhe ujëra të zeza që shkarkohen në këtë lumë, në zonën duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi i rrugës "Teodor Keko".

Përveç plehrave, inerteve dhe ujërave të ndotura që kanë pushtuar Lanën, gjatë vëzhgimit është hasur edhe një tjetër problematikë.

Tubacioni i ujit të pijshëm është çarë dhe uji i pijshëm derdhet në Lanë si shatërvan.

Çahet tubacioni/ Uji i pijshëm derdhet në ujërat e ndotura

Askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk merr masa. Ndërkohë që Tirana dihet për problematikat që ka me furnizmin e ujit të pijshëm.

Furnizimi me ujë të pijshëm është një nga premtimet që bëhet thuajse në çdo vit elektoral prej dekadash dhe ende është një problematikë që prek çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Jemi në 2026 dhe ende kryeqyteti nuk furnizohet me ujë të pijshëm 24/7 dhe ende kemi ndërprerje të ujit të pijshëm në intervale të ndryshme të ditës.

Ndërsa sot kemi këto pamje ku e shohim tubacionin e ujit të pijshëm të çarë dhe askush nuk merr masa./ CNA

 





Lajmet e fundit nga