7 Tetor 2026, 12:56
Nga I.A

TIRANË- Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke denoncuar shkeljen e procedurave kushtetuese dhe të parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore në procesin për ndryshimin e kufijve të njësive të qeverisjes vendore.
Në letër, shoqata ngre shqetësimin se procesi për riorganizimin territorial po zhvillohet në mënyrë të njëanshme, pa respektuar konsultimin me qytetarët dhe pa marrë në konsideratë qëndrimet e këshilltarëve vendorë. Sipas saj, 15 bashki rrezikojnë të shkrihen apo të ndryshojnë kufijtë, ndërsa banorët dhe përfaqësuesit e zgjedhur vendorë janë anashkaluar në një proces që prek drejtpërdrejt organizimin e pushtetit vendor dhe interesat e komuniteteve.
Shoqata i kërkon Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore të reagojnë dhe të ndërhyjnë përpara se ndryshimet të miratohen në Kuvend, duke argumentuar se pas miratimit parlamentar do të jetë më e vështirë të parandalohet dëmi që mund t'u shkaktohet komuniteteve.
Në letrën drejtuar institucioneve europiane, shoqata paraqet edhe prova që, sipas saj, dëshmojnë anashkalimin e qytetarëve dhe këshilltarëve vendorë në 15 bashkitë që preken nga riorganizimi. Shoqata paralajmëron se çështja nuk lidhet vetëm me interesat e banorëve të këtyre bashkive, por edhe me respektimin e standardeve dhe parimeve europiane të demokracisë lokale.
Ndryshimi i kufijve të njësive vendore, argumenton ajo, nuk mund të bëhet pa konsultim real me komunitetet e prekura dhe pa respektuar kuadrin kushtetues dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.
Në këtë kuadër, thirrja drejtuar institucioneve të Këshillit të Europës vjen si një kërkesë për ndërhyrje para vendimmarrjes përfundimtare në Kuvend, me qëllim që procesi të mos kthehet në një fakt të kryer.
Sipas shoqatës, miratimi i një riorganizimi të tillë pa konsultimin e duhur do të dëmtonte jo vetëm interesat e komuniteteve vendore, por edhe besueshmërinë e Shqipërisë në zbatimin e parimeve europiane të vetëqeverisjes lokale./Dosja.al
shoqata e të zgjedhurve vendorë
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
7 Tetor 2026, 11:15
E. D
Vjosa Osmani, Justina Shiroka-Pula, Atifete Jahjag
KOSOVË- Kosova e ka kthyer në traditë tashmë zgjedhjen e grave në postin e Pres...
Politike
7 Tetor 2026, 10:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ...
Politike
7 Tetor 2026, 09:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e President...
Politike
7 Tetor 2026, 09:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përvjetorin e sulmit të 7 Tetorit në Izrael, duke kujtuar viktimat dhe të...
Politike
7 Tetor 2026, 08:17
E. D
Justina Shiroka Pulë, Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka Pulën, e cila në mesnatë u zgjodh presidente...
Politike
7 Tetor 2026, 08:06
E. D
Gjykata Speciale në Hagë
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, d...
Politike
7 Tetor 2026, 07:50
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes ...
Politike
7 Tetor 2026, 07:28
E. D
Justina Shiroka-Pula
KOSOVË- Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas betimit mbajti fjalën e saj të parë para Kuvend...
Politike
7 Tetor 2026, 07:20
E. D
Justina Shiroka Pula
KOSOVË- Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëvesh...
Politike
7 Tetor 2026, 00:22
I.A
KOSOVË- Akademikja Justina Shiroka-Pula, është zgjedhur me 81 vota pro si presidente e Kosovës. Pas këtij hapi, presidentja u betua n...