Jaguar ka zbuluar makinën e saj të re elektrike dy vjet pasi ripozicionimi i diskutueshëm i markës shkaktoi reagime të ashpra, me kompaninë që u akuzua se po adoptonte ideologjinë "woke" (një term që përdoret shpesh për të kritikuar politikat progresiste apo korrektësinë politike të tepruar). Prezantimi i modelit plotësisht elektrik "Type 01" përbën një bast të rëndësishëm për kompaninë mëmë JLR, e cila ka investuar miliarda për të rimodeluar Jaguar-in dhe po përballet me reagime të ndryshme lidhur me dizajnin e makinës së re dhe strategjinë e markës për kalimin në automjete tërësisht elektrike.