Çudit Shpataraku: S’e njoh Agasin, e mora në rrugë se më bëri auto Stop! Më tha jam ‘Berti’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2026, 13:54

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila caktoi masën “Arrest në burg” për ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”. Në seancë, Shpataraku ka deklaruar se nuk kishte njohje me Ergys Agasin dhe se e kishte marrë atë në makinë rastësisht, pasi i kishte bërë autostop në rrugën e vjetër të Elbasanit. Sipas tij, Agasi i ishte prezantuar me emrin “Berti” dhe vetëm pas ndalimit nga policia në zonën e Plepave në Durrës kishte mësuar identitetin e tij.

Në dëshminë e tij, ish-zyrtari ka këmbëngulur se nuk e njihte Agasin dhe se e kishte marrë në makinë pasi kishte parë se kishte nevojë për transport. Ky version, sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga Elton Qyno, nuk është pranuar nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, SPAK ka urdhëruar ekspertimin e dy telefonave iPhone të sekuestruar Shpatarakut, të cilët rezultojnë të koduar, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe komunikimet e tij me Agasin në aplikacionin Signal.

Sipas të dhënave të bëra publike, Shpataraku dhe Agasi dyshohet se janë ndjekur nga një dron në dalje të Bradasheshit, ku ish-zyrtari i policisë i ka kërkuar Agasit të shpejtonte automjetin për t’iu shmangur ndjekjes. Agasi, sipas burimeve, e ka siguruar se nuk kishte rrezik, por pak më vonë automjeti është ndaluar në zonën e Plepave në Durrës, duke çuar në arrestimin e Agasit dhe Shpatarakut. Hetimet vijojnë për të verifikuar komunikimet dhe rrethanat e lëvizjes së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit