Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Opozitës i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

7 Tetor 2026 | 14:03

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Opozitës, i është drejtuar me një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, lidhur me procesin e riorganizimit territorial dhe ndryshimin e kufijve të bashkive.

Në letër, shoqata ngre shqetësimin se procesi për riorganizimin territorial po zhvillohet në mënyrë të njëanshme, pa respektuar konsultimin me qytetarët dhe pa marrë në konsideratë qëndrimet e këshilltarëve vendorë, bëhet me dije në një njoftim të zyrës së shtypit të PD.

Shoqata ngre shqetësimin se 15 bashki rrezikojnë të shkrihen ose të ndryshojnë kufijtë, ndërsa komunitetet e prekura nuk janë përfshirë, sipas saj, në mënyrë të mjaftueshme në procesin e riorganizimit.

Në letrën drejtuar institucioneve europiane, shoqata kërkon reagimin dhe ndërhyrjen e tyre përpara se ndryshimet të miratohen në Kuvend. Ajo argumenton se ndryshimi i kufijve të njësive të qeverisjes vendore duhet të shoqërohet me konsultim real me komunitetet dhe respektimin e parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Shoqata e Bashkive të Djathta thotë se i ka përcjellë institucioneve europiane edhe materiale që, sipas saj, dëshmojnë anashkalimin e qytetarëve dhe këshilltarëve vendorë në 15 bashkitë e prekura nga riorganizimi.

Sipas saj, çështja nuk lidhet vetëm me interesat e komuniteteve të prekura, por edhe me respektimin e standardeve europiane të demokracisë lokale dhe detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Shoqata paralajmëron se miratimi i ndryshimeve pa një proces të plotë konsultimi do të cenonte, sipas saj, interesat e komuniteteve vendore dhe besueshmërinë e vendit në zbatimin e parimeve europiane të vetëqeverisjes lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

10 grabitje në Dukat Fushë, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar

Fshati Dukat Fushë është përfshirë nga një seri grabitjesh gjatë netëve të fundit. Deri tani janë raportuar rreth 10 raste të vjedhjes së banesave, kryesisht...
17:00 | 07/10/2026

Avokati i Popullit në burgun e Pojskës: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

Avokati i Popullit ka ngritur një grup pune për të verifikuar situatën e Greta Gjocit, 33 vjeçe, e cila ndodhet në IEVP Pojskë së bashku...
15:47 | 07/10/2026

Fillimi i studimeve bachelor “Siguria dhe Hetimi”, Hita: Policia është mision

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita ka marrë pjesë në ceremoninë për fillimin e studimeve bachelor “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e...
15:31 | 07/10/2026