Lamtumirë Barbara Spinellit, gazetares dhe ish-eurodeputetes italiane

Barbara Spinelli, gazetarja e njohur italiane dhe ish-deputetja e Parlamentit Europian, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Ajo ishte e bija e Altiero Spinellit, një prej personaliteteve që hodhën themelet e Europës së bashkuar.

Të lidhura

None found

Konfirmimi erdhi nga burime të Parlamentit Europian në Strasburg, pas raportimit të së përditshmes “Il Fatto Quotidiano”, me të cilën Spinelli kishte bashkëpunuar rreth 10 vjet.

E rritur në një familje të lidhur ngushtë me idenë e bashkimit europian dhe kundërshtimin ndaj totalitarizmit, Barbara Spinelli ishte trashëgimtare e një tradite të gjatë angazhimi. Babai i saj Altiero Spinelli dhe nëna e saj Ursula Hirschmann u njohën gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa ndodheshin në internim antifashist në ishullin Ventotene. Nga kjo përvojë lindi Manifesti i Ventotenes, një ndër dokumentet themelore të federalizmit europian.

Në jetën private, ajo ishte në një lidhje për shumë vite me ekonomistin dhe politikanin italian Tommaso Padoa-Schioppa, i cili luajti rol të rëndësishëm në krijimin e euros, deri në vdekjen e tij në vitin 2010.

Familja i ka shprehur mirënjohje mjekëve dhe stafit të klinikës Villa del Rosario për kujdesin gjatë periudhës së fundit. Ceremonia mortore do të mbahet në mënyrë private. “Familja falënderon të gjithë ata që e kanë dashur dhe vlerësuar”, thuhej në njoftim.

Rrugëtimin e saj profesional Barbara Spinelli e nisi në gazetën “Il Globo” dhe ishte ndër themelueset e “La Repubblica”. Gjatë karrierës së saj të gjatë bashkëpunoi me “Corriere della Sera”, punoi si korrespondente nga Parisi dhe editorialiste për “La Stampa”, ndërsa më pas vijoi të shkruante për “La Repubblica”.

Prej rreth një dekade ajo ishte bashkëpunëtore e “Il Fatto Quotidiano”. Artikulli i saj i fundit u botua në mars dhe trajtonte konfliktin SHBA-Iran me titullin “Edhe kjo luftë mund të ishte shmangur”.

Përveç gazetarisë, ajo ishte e përfshirë edhe në politikë, me qëndrime të lidhura me antifashizmin dhe paqen.

Në vitin 2014 promovoi listën “L’Altra Europa con Tsipras”, e cila kërkonte të mbështeste kandidaturën e liderit grek Alexis Tsipras për kreun e Komisionit Europian. Në zgjedhjet europiane ajo mori numrin më të madh të votave preferenciale brenda koalicionit, duke dalë si kandidatja më e votuar.

Një vit më vonë, ajo deklaroi se projekti politik kishte dështuar, por vazhdoi punën në Parlamentin Europian si eurodeputete e pavarur në grupin e së Majtës së Bashkuar Europiane.

Me vdekjen e saj, bota e gazetarisë italiane dhe debati europian humbin një prej zërave të rëndësishëm të dekadave të fundit.


Shtuar më 7.10.2026 14:12

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon