Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Fier-Lushnjë, përfundon në spital një person! “Paralizohet” qarkullimi

Shkruar nga Newsbomb
Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Fier-Lushnjë,
Foto nga aksidenti

Dy aksidente rrugore kanë ndodhur brenda pak minutash në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të Savrës, në një distancë prej rreth 200 metrash nga njëri-tjetri. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti i parë ka ndodhur teksa një automjet tip “Ford”, që udhëtonte në drejtim të Lushnjës, është përplasur me barrierën metalike anësore të autostradës.

Në automjet ndodheshin dy persona. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit me ambulancë. Nga përplasja, njëra prej gomave të përparme të automjetit ka mbetur në vendin e aksidentit, ndërsa makina ka vijuar lëvizjen për rreth 200 metra, për shkak të inercisë, përpara se të ndalonte.

Vetëm pak metra më tej ka ndodhur edhe një tjetër aksident. Një automjet tip “Fiat”, me të cilin udhëtonin dy turiste franceze, është përplasur nga pas nga një kamionçinë. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa dy turistet franceze kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e rrethanave dhe shkaqeve të të dyja aksidenteve. Ndërkohë, si pasojë e dy ngjarjeve, në këtë segment të autostradës është krijuar trafik i rënduar. Policia po punon për disiplinimin e qarkullimit dhe normalizimin e situatës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese