Dyshime se dy persona abuzuan sek'sualisht me të miturat, policia nis kërkime në Tiranë e Qeparo
Lajmifundit
/
7 October 2026, 14:11
Aktualitet

Policia ka nisur punën për kapjen e dy personave, të dyshuar për vepra penale të lidhura me marrëdhënie seksuale me të mitura.
Në Tiranë, strukturat policore po punojnë për kapjen e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se rreth katër muaj më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Ndërkohë, në fshatin Qeparo, policia po punon për kapjen e një 46-vjeçari, pasi një 14-vjeçare ka kallëzuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Për të dyja rastet vijojnë veprimet hetimore për kapjen e personave të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve.


