web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fondet IPARD/ Ibrahimaj: Jemi në fazat finale, së shpejti hapen

7 Tetor 2026, 14:16, Politikë CNA

Fondet IPARD/ Ibrahimaj: Jemi në fazat finale, së shpejti hapen

Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë e pyetur nga gazetarët në lidhje me fondet IPARD, ka bërë me dije se procesi ndodhet në fazat finale dhe së shpejti pritet të hapen.

“Ministri i Buqësisë ka folër për çështjen presim finalizimin e procedurave për dhënien e fondit IPARD, është një proces që ka qenë i zgjatur, kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar është në fazat finale presim që së shpejti të hapen. Është një fond shumë i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e Bujqësisë”, tha Ibrahimaj.

Në lidhje me paketat fiskale, Ibrahimaj u shpreh se janë dërguar kërkesat dhe janë në procesin e vlerësimit.

“Kemi çuar kërkesat tona që janë duke u vlerësuar”, tha Ibrahimaj.

Në lidhje me procesin e integrimit, Ibrahimaj u shprh shpresëplotë për mbylljen edhe të kapitullit 20.

“Mbledhjet e COELA janë me dyer të mbyllura ne jemi shpresëplotë se kapitulli 20 për të cilin kemi përmbushur detyrimet do mbyllet shumë shpejt. Shpresa jonë është se ai shumë shpejt do mbyllet”, tha Ibrahimaj./ CNA





Lajmet e fundit nga