7 Tetor 2026, 14:01
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me seancën plenare të parashikuar për ditën e nesërme, ku pritet të hidhet në votim drafti i Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha kundërshtoi projektin, duke pretenduar se reduktimi i numrit të bashkive bëhet për interesa elektorale dhe për të favorizuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në pushtet.
Në këtë kuadër, kreu demokrat u bëri thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, pavarësisht bindjeve politike, që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar para Parlamentit.
"Mblidhemi për seancën e nesërme në të cilën në mënyrën më kriminale Edi Rama ekzekuton, për hir të karriges së tij, 15 bashki dhe redukton në këtë mënyrë në 41 bashki, 41 njësi të qeverisjes vendore, në mbarë vendin. Në një vend më malor, përsa i përket sipërfaqes së mbuluar nga malet, se çdo vend tjetër në Evropë. Kjo politikë shpopullimi në funksion të pushtetit të tij, kryekëput në funksion elektoral, pa asnjë lloj kriteri tjetër, është një akt shumë i rëndë.
Një akt faktikisht shpallje armiqësie të hapur ndaj banorëve të këtyre bashkive, të cilët kanë reaguar me qytetari dhe në përgjithësi kundër këtij projekti. Përveç kësaj, Partia Demokratike në projektin e saj ka parashikuar 100 bashki dhe e ka lënë të hapur këtë projekt për shtimin bazë të konsultimeve të bashkive të tjera. Nesër qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, do bashkohen në një protestë për të mbrojtur interesat qytetare, sepse kundërshtimin për asgjësimin e bashkive e kanë dëshmuar në shumicën e rasteve qytetarët e të gjitha bindjeve politike.
Është shumë e rëndësishme kjo seancë në të cilën ne duhet t'u faktojmë qytetarëve shqiptarë se ky, person i shndërruar në padrinon e vendit nuk ka asnjë interes tjetër për ta përveçse interesave të pushtetit të tij, si të garantojë karrigen dhe mbijetesën mbi krimin monstruoz. Edi Rama po bën gjithçka të mbahet me çdo kusht në pushtet. Në këtë rast unë ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë.
Ai parlament është bërë zëdhënës i interesave më kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Ai parlament është bërë mburojë e vjedhjeve më të mëdha, nga Edi Rama, Lubi Balluku e të tjerë. Ai parlament ka vendosur terrin dhe errësirën për qytetarët shqiptarë, të votojë në emër të interesave strikt të ngushta të Edi Ramës dhe deputetëve të skllavëruar prej tij, çdo ligj dhe vendim që bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
7 Tetor 2026, 12:56
I.A
TIRANË- Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoritetev...
Politike
7 Tetor 2026, 11:15
E. D
Vjosa Osmani, Justina Shiroka-Pula, Atifete Jahjag
KOSOVË- Kosova e ka kthyer në traditë tashmë zgjedhjen e grave në postin e Pres...
Politike
7 Tetor 2026, 10:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ...
Politike
7 Tetor 2026, 09:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e President...
Politike
7 Tetor 2026, 09:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përvjetorin e sulmit të 7 Tetorit në Izrael, duke kujtuar viktimat dhe të...
Politike
7 Tetor 2026, 08:17
E. D
Justina Shiroka Pulë, Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka Pulën, e cila në mesnatë u zgjodh presidente...
Politike
7 Tetor 2026, 08:06
E. D
Gjykata Speciale në Hagë
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, d...
Politike
7 Tetor 2026, 07:50
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes ...
Politike
7 Tetor 2026, 07:28
E. D
Justina Shiroka-Pula
KOSOVË- Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas betimit mbajti fjalën e saj të parë para Kuvend...
Politike
7 Tetor 2026, 07:20
E. D
Justina Shiroka Pula
KOSOVË- Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëvesh...