Mbledhja e COELA në Bruksel, Ibrahimaj përgjigjet për Euronews: Shumë shpejt kapitulli i 20-të do mbyllet
Në Bruksel u zhvillua një ditë më parë mbledhja e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (COELA), ku në fokus është pozicioni negociues i Shqipërisë për Kapitullin 20, “Sipërmarrja dhe Politika Industriale”.
E pyetur nga Euronews Albania pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj u shpreh optimiste për mbylljen e këtij kapitulli, ndërsa theksoi se nuk ka detaje për diskutimet në grupin e punës në Bruksel pasi mbledhjet e COELA janë të mbyllura.
“Mbledhjet e COELA janë me dyer të mbyllura ka një arsye për këtë, jemi shpresëplotë që kapitulli i 20 për të cilin ne i kemi plotësuar të gjitha detyrimet në kuadër të integrimit në BE, detaje nuk ka pasi është me dyer të mbyllur, por shpresa jonë është që shumë shpejt do të mbyllet, tha Ibrahimaj.
Diskutimet në COELA synojnë konsolidimin e qëndrimit të vendeve anëtare lidhur me mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Kapitulli 20 mbulon politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sipërmarrjes dhe industrisë, përfshirë përmirësimin e klimës së biznesit, konkurrueshmërinë dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Karakaçi: Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit, 3-5 kompani të interesuara për operatorin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi
“Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”, Demo në Akademinë e Sigurisë: Jemi në rrugë të mbarë për pagat
- 14:27 Karakaçi: Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit, 3-5 kompani të interesuara për operatorin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas
- 14:14 BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
- 14:04 Izraeli përkujton viktimat e 7 Tetorit, Netanyahu: Nuk do ketë falje
- 14:03 Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
- 13:41 Autor i një vjedhje, kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë
- 13:37 Ronaldo e akuzoi se shkeli fjalën, Jorge Jesus përgjigjet shkurt