Trump: Do flas me Putinin për vdekjen e punonjëses në laboratorin e murtajës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se së shpejti do të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me vdekjen e një punjëseje 28-vjeçare në një laborator kërkimor për murtajën në Siberi, gjë që ka ngjallur shqetësim të gjerë pasi shkaqet e sakta të vdekjes janë ende nën hetim.
“Aktualisht po zhvillojmë diskutime shumë të gjera”, tha Trump, duke shtuar se do të jetë në gjendje të japë informacion mbi bisedimet e tij me Putinin “ndoshta” të enjten.
Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ishte planifikuar asnjë bisedë telefonike dhe se informimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Rusia u krye në përputhje me praktikat e përcaktuara. Ai madje akuzoi median për përhapjen e “informacioneve të rreme”.
SHBA-të i kanë dërguar një mesazh zyrtar diplomatik Rusisë, duke kërkuar informacione shtesë në lidhje me incidentin. Megjithatë, Peskov u tha gazetarëve se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërkese të tillë. Ndërkohë, zyrtarët rusë thonë se po hetojnë shkakun e vdekjes së 28-vjeçares, duke thënë se të gjithë ata që kanë rënë në kontakt me viktimën kanë rezultuar negativë në testet e nevojshme, ndërsa nuk kanë konfirmuar se “sëmundja e dyshuar” nga e cila vdiq punonjësja është murtaja pneumonike.
Më parë, kreu i OBSH-së bëri thirrje për transparencë nga Rusia. “Ndarja në kohë, e plotë dhe transparente e informacionit, brenda kuadrit të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit, është thelbësore për të sqaruar raportet kontradiktore dhe për të vlerësuar me saktësi rreziqet e mundshme të shëndetit publik”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Raportet e para për rreth 200 persona që janë vendosur nën vëzhgim mjekësor në rajonin Irkutsk të Siberisë pas vdekjes së gruas u bënë të premten. Punonjësja e laboratorit, e identifikuar në mediat ruse si Daria Shipilova, thuhet se ishte sëmurë disa ditë më parë.
Raportime të pakonfirmuara thanë se gruaja u sëmur pasi theu një epruvetë që përmbante patogjenin në Institutin e Kontrollit të Murtajës në Siberi dhe Lindjen e Largët, ku ajo punonte, ose pas një misioni në terren në një zonë ku murtaja është endemike tek brejtësit e egër.
Megjithatë, zyrtarët rusë i minimizuan këto raportime. Rregullatori rus i shëndetësisë, Rospotrebnadzor, tha se gruaja vdiq nga “pneumonia me etiologji të panjohur”.
Spekulimet e vazhdueshme rreth vdekjes së punëtorit të laboratorit kanë shkaktuar reagime të ashpra midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara , me pyetje të ngritura rreth një përhapjeje të mundshme përtej kufijve rusë. Në veçanti, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të kishin “masa” në vend për të ndihmuar Rusinë nëse situata do të rezultonte më serioze.
NASA thotë se Rusia dhe Kina mund t’i bashkohen Marrëveshjeve Artemis nëse përputhen me parimet
Izraeli përkujton viktimat e 7 Tetorit, Netanyahu: Nuk do ketë falje
Zelensky: Sulmi me raketa ruse vrau 12 persona, i bënë një dhuratë ditëlindje Putinit
- 14:44 NASA thotë se Rusia dhe Kina mund t’i bashkohen Marrëveshjeve Artemis nëse përputhen me parimet
- 14:40 Berisha fton qytetarët në protestë para Kuvendit: Të bashkohemi kundër shkrirjes së bashkive
- 14:27 Karakaçi: Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit, 3-5 kompani të interesuara për operatorin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas
- 14:25 Mbledhja e COELA në Bruksel, Ibrahimaj përgjigjet për Euronews: Shumë shpejt kapitulli i 20-të do mbyllet
- 14:14 BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
- 14:04 Izraeli përkujton viktimat e 7 Tetorit, Netanyahu: Nuk do ketë falje