Karakaçi: Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit, 3-5 kompani të interesuara për operatorin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, dha detaje mbi ecurinë e dy projekteve, bypass-in e Elbasanit dhe hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas.
Lidhur me bypass-in e Elbasanit, Karakaçi bëri me dije se tashmë janë lidhur kontratat për tre fazat e para dhe punimet kanë avancuar, ku në dy prej tyre nuk ka qenë e nevojshme të kryhen shpronësime.
Ndërkaq, për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, ministri konfirmoi se punimet për stacionet dhe elektrifikimin po ecin mirë, ndërsa nga tre deri në pesë kompani ndërkombëtare kanë shfaqur interes për menaxhimin e linjës.
“Përsa i përket bypass-it të Elbasanit, e kam njoftuar që kemi lidhur kontratën për tre fazat e para. Ka filluar avancimi në punë. Në dy fazat nuk kemi nevojë për shpronësime, presim për vijimin e ritmit të punimeve.
Përsa i përket hekurudhës, ditën e djeshme kishim një takim sa i përket përzgjedhjes së operatorit ndërkombëtar që do të menaxhojë hekurudhën Tiranë-Durrës, me stacion aeroportin e Rinasit. Kontrata e stacioneve dhe elektrifikimi po ecin shumë mirë.
Janë nga tre në pesë kompani ndërkombëtare të cilat kanë shfaqur interes për operatorin ndërkombëtar”, u shpreh Karakaçi.
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
Autor i një vjedhje, kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë
390 studentë nisin studimet në Akademinë e Sigurisë, Hita: Policia nuk është thjesht profesion, por mision
- 14:25 Mbledhja e COELA në Bruksel, Ibrahimaj përgjigjet për Euronews: Shumë shpejt kapitulli i 20-të do mbyllet
- 14:14 BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
- 14:04 Izraeli përkujton viktimat e 7 Tetorit, Netanyahu: Nuk do ketë falje
- 14:03 Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
- 13:41 Autor i një vjedhje, kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë
- 13:37 Ronaldo e akuzoi se shkeli fjalën, Jorge Jesus përgjigjet shkurt