Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka uruar presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së re. Teksa I uron mbarësi në shërbim të vendit dhe qytetarëve, Haxhiu ka që Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë duke gjetur marrëveshje institucionale. Edhe kryeministri I Kosovës Albin Kurti, përmes një posimi në FaceBook, shkruan se vendi tashmë ka presidenten e re dhe institucione të stabilizuara. Ndërsa falenderon kryetarin e PDK, Bedri Hamza dhe deputetët, kryeministri Kurti shkruan se përvec presidentes tashmë kanë dhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojnë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel. Kreu I PDK, Bedri Hamza e ka cilësuar mbrëmjen e së martës si një kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin, me presidenten e re, si edhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së, në betejën e përbashkët për drejtësi.