web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sistemi AI në Prokurimet Publike/ Ibrahimaj: Prezantuam modelin për transparencën

7 Tetor 2026, 14:32, Aktualitet CNA

Sistemi AI në Prokurimet Publike/ Ibrahimaj: Prezantuam modelin për

Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se brenda vjeshtës së këtij viti sistemi i Inteligjencës Artificiale do të përdoret në Prokurimet Publike.

Brahimaj tha se në mbledhjen e qeverisë u diskutua dhe u prezantua një model i cili do të garantojë që fondet publike të jenë të gjurmueshme dhe transparente.

“Folëm për prokurimet publike dhe nevojën për të pasur një sistem më të qëndërzuar, më transparent. Sistemi i Inteligjencës Artificiale do të përfshihet në prokurimet publike. Jemi në fazat e fundit të finalizimit të detajeve. Presim brenda vjeshtës së këtij viti që të nisim me procedurat e përdorimit të AI në prokurimet publike donim të rishikonim mënyrën se si ato bëhen në mënyrë që të jenë më transparente, më të prekshme për qytetarët.

Është e rëndësishme që në procesin Pasqyrë Albania ne të kemi një informacion më të detajuar mbi prokurimet publike ku qytetarët jo vetëm të kenë akses mbi prokurimet që kryhen por të kenë akses dhe mbi zbatimin e kontratave të prokurimeve. Kemi diskutuar dhe është prezantuar një model ku jo vetëm operatori i blerjeve të përqëndruara do të marrë më shumë peshë në kryerjen e proceseve të prokurimeve por do të sinkronizohen të gjitha sistemet e ministrisë së Financave, Agjencisë së Prokurimit Publik por edhe të operatorit të blerjeve të përqëndruara deri te zbatimi i kontratave dhe gjithashtu në pikën finale të sistemit të fiskalizimit në mënyrë që fondet publike të jenë të gjurmueshme dhe transparente”, tha Ibrahimaj./ CNA





Lajmet e fundit nga