web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga rehabilitimi i ujësjellësit në Durrës te energjia në shkolla/ Karakaçi prezanton vendimet e qeverisë

7 Tetor 2026, 14:22, Aktualitet CNA


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka komunikuar vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Karakaçi u shpreh se qeveria ka miratuar marrëveshjen për projektin e rehabilitimit të ujësjellësit të Durrësit bashkë me impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura.

Ndër të tjera bëri me dije se është miratuar projekti për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit në bashkinë e Tiranës dhe po ashtu është miratuar investimi sa i përket efiçencës së energjisë për 50 shkolla publike.

“Është vendosur miratimi i marrëveshjes me qeverinë franceze për projektin e rehabilitimit të ujësjellësit të Durrësit bashkë me impiantin për trajtimin e ujërave të ndotur. Morëm dhe lajmin sot për zgjerimin e fazës së investimit të ujësjellës kanalizimeve në Duyrrës që përfshin zonën e Porto Romanon, Spitallës dhe Shkozetit.

Miratuam projektin për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit në bashkinë e Tiranës që përfshin rreth 40 kmm tubacione të reja. Një tjetër projekt është përmirësimi dhe investimi sa i përket eficencës së energjisë për 50 shkolla publike, kemi rehabilitimin e tyre strukturore dhe investimimeve në panele diellore dhe sisteme kapot. Ka një vlerë investimi rreth 22 milionë euro”, tha Karakaçi. /CNA





Lajmet e fundit nga