Fondet e IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim që shumë shpejt të hapen

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 14:32 | Politikë

Fondet e IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim që shumë shpejt të

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se qeveria pret që shumë shpejt fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë të zhbllokohen.

“Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin e fondit IPARD dhe patjetër që është një proces i zgjatur. Kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar sipas procedurave, por është në fazën finale të tij. Pra presim që shumë shpejt që fondet do të hapen”, tha Ibrahimaj e pyetur nga A2 CNN pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

“Sigurisht që është një fond i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e bujqësisë në vend, prandaj angazhimi është maksimal.  Shqipëria nuk është vendi i vetëm që ka pasur problematika me IPARD dhe sigurisht që tashmë ato janë të zgjidhura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos