Edi Rama pret ambasadoren e re zvicerane, në fokus arsimi profesional dhe investimet

7 Tetor 2026, 15:00Politika TEMA
Edi Rama pret ambasadoren e re zvicerane, në fokus arsimi profesional dhe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, në kuadër të prezantimit të saj në detyrën diplomatike.

Sipas Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua programit zviceran të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Në fokus ishte veçanërisht zhvillimi i arsimit profesional, ku Zvicra ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen e projekteve dhe reformave në këtë sektor. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e pranisë dhe investimeve të bizneseve zvicerane në Shqipëri.

Ky ishte takimi i parë prezantues mes ambasadores Siri Walt dhe kryeministrit Edi Rama që prej marrjes së detyrës së saj në Shqipëri.

Lini një Përgjigje