Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha pas mbledhjes së qeverisë dse procedurat për riakreditimin e fondeve IPARD janë në fazat finale dhe se fondet pritet të bëhen së shpejti të disponueshme.
“Ne presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për dhënien e fondit IPARD dhe patjetër që është një proces i cili ka qenë i zgjatur. Kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar. Është në fazat finale të tij dhe presim që shumë shpejt fondet do të hapen. Është fond shumë i rëndësishëm, që ndikon në zhvillimin e bujqësisë në vend”, tha Ibrahimaj.
Ibrahimaj tha gjithashtu se problematikat që kanë shoqëruar fondet IPARD nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë dhe se proceset për zgjidhjen e tyre tashmë janë adresuar.
“Shqipëria nuk është vendi i vetëm që ka pasur problematika me IPARD dhe ato janë tashmë të zgjidhura”, theksoi ministrja”, shtoi ajo.

