Ergys Agasi, i akuzuar se drejton një grup të strukturuar kriminal në dosjen e AKSHI-it, ditën e fundit të lirisë u ndoq hapi pas hapi nga forcat e policisë, thuajse gjatë gjithë kohës me dron, i cili ka dokumentuar me video dhe foto çdo lëvizje të tij. Agasi u pikas mëngjesin e 26 gusht në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës , të njohura si baza e Visit të Pojës. Pak para mesditës së 26 gushtit e mori mjeti luksoz, me të cilin udhëtoi drejt Elbasnit, ku qëndroi për gati 5 orë pranë Tregut Agroushqimor në pronësi të babait të shumëkërkuarit Suel Çela. Rrugës në kthim policia e prangosi te Plepat bashkë me Uljan Shpatarakut.
Minutë pas minute, çfarë ndodhi ditën e arrestimit të Ergy Agasit:
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Uljan Shpatarku, ish drejtues policie i arrestuar me Ergys Gasin, ka dhënë dëshmi kontradiktore në ditë të ndryshme për policinë dhe në gjykatë. Shpataraku pretendon se e kishte marrë vetë atë makinë me qira dhe kishte shkuar në Elbasan Rrugës kur ishte kthyer Ergys Agasi i kishte bërë ‘pit stop’ dhe kishte kërkuar ta shoqëronte deri diku. Shpataraku ka thënë se nuk e njihte Ergys Agasin dhe nuk e dinte që ishte në kërkim.
Lajm në përditësim....

Ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku ka rënë në kontradiktë me dëshmitë e dhëna pas arrestimit të tij me Ergys Agasin. Ai po lëvizte me një Audi A6 kur u kap në zonën e Pleplave me Agasin në vendin e pasagjerit. Në deklarimin e parë, Shpataraku tha se makinën e kishte marrë nga një shok me emrin “Tomi”, të cilit nuk ia dinte mbiemrin, pasi automjeti i tij “herë pas here nxehej”.
Por në deklarimin e dytë të dhënë më 18 shtator para policisë gjyqësore, Uljan Shpataraku ka ‘shfaqur probleme me kujtesën’. Shoku nga i cili pretendon se mori makinën nuk quhet më “Tomi”, por “Toni”. Ndërsa arsyeja pse kishte lënë automjetin e tij ishte se “ishte prishur kondicioneri” dhe jo siç deklaroi më parë se “makina e tij nxehej”.
Një tjetër element që del nga dosja lidhet me pronësinë e Audi A6. Shpataraku pretendonte se ia kishte marrë hua shokut, të cilit ia ndërron emrin dy herë, por në fakt pronari i automjetit, Kadri Guza ka dëshmuar se Shpataraku ishte interesuar për ta blerë makinën dhe se ia kishte dhënë për ta provuar dhe për ta çuar në servis, para kryerjes së pagesës prej 15 mijë eurosh.
Shpataraku ka thënë gjithashtu se nuk mbante mend numrat e telefonit që kishte përdorur gjatë dy viteve të fundit. Në dëshminë e parë, kur u pyet për targën e automjetit të tij, deklaroi se nuk e dinte.
Në kontradiktë bie edhe për kohën e qëndrimit në Elbasan. Ai ka pretenduar se qëndroi në Elbasan rreth dy orë, ndërsa raporti i vëzhgimit dokumenton makinën në atë zonë nga ora 13:35 deri në 18:16, pra për gati 5 orë.

Nga vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Uljan Shpatarakut, të akuzuar se ndihmoi në arrati Ergys Agasin, dalin të dhëna të forta në lidhje me operacionin ditën e arrestimit.
Pas ndjekjes që i kishte bërë nga Durrësi në Elbasan makinës së Ergys Agasit, policia kishte konstatuar se në orën 13:35 automjeti futet kthehet në rrugicën djathtas në afërsi të tregut agroushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës, në kërkim si kreu i një organizate kriminale.
Interesant është fakti se në raportin që është bërë gjithë ndjekjes thuhet se “pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK,nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit”.
Pra në momentin kur mjeti është kthyer te rrugica e tregut agroushqimor ndjekja me dron nuk ka vazhduar më dhe policia është vendosur 3 kilometra më tutje, te Rrethrrotullimi i Bradasheshi.

Dëshmia e Uljan Shpatarakut bie tërësisht në kontradiktë me atë që policia thotë se ka dokumentuar gjatë vëzhgimit të tij bashke me Ergys Agasin ditën e arrestimit. Nga vëzhgimi me dron rezultoi se pasi Shpataraku e mori Agasin në kompleksin e vilave të njohura si baza e Visit të Pojës, u nisën drejt Elbasanit ku kanë qëndruar për 5 orë pranë tregut Agroushqimor në pronësi të Suel Çelës.
Por, Shpataraku pretendon se kishte shkuar vetëm për të takuar dy miq dhe për të pirë kafe. Sipas tij, të qëndrosh pranë tregut nuk do të thotë të jesh kriminel.
“Fakti që të vesh të tregu, nuk është krim dhe nuk je kriminel, tregu është zonë shumë e madhe. Unë marr rrugën e vjetër për Elbasan për shkak të trafikut që të gjithë Shqipëria e di.”
Ai ka pretenduar se qëndroi në Elbasan rreth dy orë, ndërsa raporti i vëzhgimit dokumenton makinën në atë zonë nga ora 13:35 deri në 18:16, pra për gati 5 orë.

Gjatë marrjes në pyetje, Uljan Shpataraku ka dhënë shpjegime edhe për Audi A6 me të cilin u kap duke lëvizur bashkë me Ergys Agasin. Ai ka deklaruar se automjetin e kishte marrë rreth orës 10:00 në Durrës nga një shok që e njihte vetëm me emrin “Tomi”.
Ai ka pretenduar se kishte shkuar në Durrës, pasi kishte fëmijët sëmurë. Sipas Shpatarakut, makinën e tij e kishte lënë në një rrugicë në zonën e Kënetës, pasi kishte probleme dhe nxehej, ndërsa me Audin e marrë hua pretendon se ishte nisur drejt Elbasanit për të takuar 2 miq.
"Makina ime nuk funksiononte siç duhej, pasi herë pas here nxehej. Për këtë arsye lashë makinën time dhe mora makinën e shokut. Pasi e mora, shkova direkt në Elbasan", ka dëshmuar ai.
Ai ka kundërshtuar edhe raportin e vëzhgimit të policisë, sipas të cilit rezulton se Shpatarku ka shkuar në kompleksin e vilave të Visit të Pojës ku fshihej Agasi, e ka marrë me makinë dhe më pas janë nisur drejt Elbasanit, ku kanë qëndruar për 5 orë pranë tregut agroushqimor në pronësi të Suel Çelës.
Shpataraku ka deklaruar “Jo, nuk jam ndaluar fare, direkt në Elbasan. Nuk është raporti i vëzhgimit i saktë.”

Pasi pretendoi se Ergys Agasin e kishte marrë rastësisht në makinë, pasi ky i fundit i kishte bërë shenjë në rrugën e vjetër të Elbasanit, Uljan Shpataraku është pyetur nga hetuesit nëse e kishte zakon të ndalonte për persona që i bënin shenjë.
Ai është përgjigjur shkurt: “Ndaloj”, duke pretenduar se nuk ka frikë, pasi është besimtar.
Shpataraku, i cili ka qenë edhe zv.drejtues i Policisë Elbasanit, ka pretenduar gjithashtu se as ai dhe as oficerët nuk mund t’i njihnin të gjithë personat në kërkim.

Orë “Richard Mille”, 4 telefona iPhone, karta bankare dhe një çantë me shuma të konsiderueshme eurosh iu sekuestruan Ergys Agasit në momentin e arrestimit, teksa ndodhej në makinë me Uljan Shpatarakun. Ora e Agasit, sipas kërkimeve në internet kushton deri në 300 mijë euro.
Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv, në çantën e Agasit u gjetën kartëmonedha të prerjeve 200, 50 dhe 20 euro, disa karta bankare të institucioneve financiare vendase dhe të huaja, si dhe leja e drejtimit. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën gjithashtu çelësa metalikë, një kontratë qiraje automjeti dhe dokumente të tjera.
Shpatarakut iu sekuestruan 400 euro, 4.200 lekë, një portofol “Alviero Martini” dhe një çantë “Hermes”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij nuk u gjetën sende të kundërligjshme.
Ndonëse Ergys Agasi u kap në makinën që drejtohej nga Uljan Shpataraku, pasi policia e kishte mbajtur nën vëzhgim që prej daljes nga një kompleks vilash që njihet si baza e Visit të Pojës, ish-zyrtari i Policisë ka pretenduar para hetuesve se nuk e njihte biznesmenin. Në dëshminë e siguruar nga Report Tv, Shpataraku mësohet se ka deklaruar se ai ka qenë në Durrës për shkak se ka pasur djalin sëmurë. Mëngjesin e 26 korrikut, ai ka pretenduar se është nisur drejt Elbasanit ku ka takuar dy miq. Në kthim, ish-efektivi Shpataraku pretendon se një person (Ergys Agasi) ia ka bërë me shenjë në rrugë për të ndaluar. Sipas tij, nuk e dinte së bëhej fjalë për Agasin dhe as nuk e kishte njohur, pasi ai ishte prezantuar me emrin “Berti” dhe se merrej me dyer alumini.
“Rreth orës 01:00 të natës, për shkak se djali im kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në Durrës, te vjehrri im, në zonën e Kënetës, mora bashkëshorten dhe shkova te vjehrri. Të nesërmen u zgjova, mora makinën dhe i thashë vjehrrit se do të shkoja në Elbasan. Shkova në Elbasan, takova dy miq të mi, piva kafe dhe më pas u ktheva nga Elbasani. Gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person më bëri shenjë dhe unë e mora në makinë. Më pas, gjatë rrugës, na ndaloi policia dhe na dërguan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë rrugës zhvillova bisedë me të dhe ai më tha se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Në atë moment nuk e dija se bëhej fjalë për Ergys Agasin”, ka dëshmuar Shpatraku.
I pyetur se si ishte e mundur që një ish-efektiv nuk e kishte njohur Agasin, Shpataraku është përgjigjur:
“Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka.”
Megjithatë, sipas dosjes, në orën 11:59 Audi A6 që drejtohej nga Shpataraku është parë duke hyrë në kompleksin e vilave në Durrës ku policia kishte lokalizuar Agasin. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 12:02, automjeti është parë duke dalë nga parkimi nëntokësor dhe në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej Agasi. Makina është mbajtur nën vëzhgim drejt Elbasanit dhe është ndaluar në kthim pranë Plepave.
-
Tek trregu Elbasan mos se aty trrembet Ramsi
Përgjigju









Komente
Komento