web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Territoriale/ LZHK vendos në tryezë propozimet

7 Tetor 2026, 14:43, Politikë CNA

Reforma Territoriale/ LZHK vendos në tryezë propozimet

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka reaguar për Reformën Territoriale duke theksuar propozimet e saj për ndryshimin e ndarjes administrative dhe të sistemit zgjedhor.

LZHK kërkon ndryshimin e numrit të bashkive, rikthimin e komunave dhe reduktimin e numrit të qarqeve, duke argumentuar se modeli duhet të përshtatet me specifikat e Shqipërisë dhe standardet europiane.

Gjithashtu kërkon që zgjedhjet për kryetarët e bashkive të zhvillohen me dy raunde.

LZHK thekson se, sipas nenit 81/2 të Kushtetutës, ligjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore kërkojnë miratimin me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Për këtë arsye, ajo kërkon një konsensus më të gjerë politik për reformën.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është investuar shumë dhe me të gjitha mënyrat për Reformen Territoriale dhe Reformen Zgjedhore. Meqenëse nesër diskutohet në Kuvend, Reforma Territoriale j’u rikonfirmojmë qëndrimin tonë: Ndryshimin e numrit të bashkive, rikthimin e komunave dhe uljen e numërit të Qarqeve, sipas standarteve më të mira europiane të përshtatura në traditen, logjiken dhe specifikat e Shqipërisë.

Kalimin në zgjedhjet me dy raunde nëse asnjë kandidat në raundin e parë nuk fiton 50% +1 votë. Pragu i vlefshmërisë së zgjedhjeve të jetë me pjesmarrjen e 50% +1 votë të zgjedhësve. Votimin dhe numërimin elektronik.

Tashmë propozimet e LZHK-s janë bërë pjesë e platformës së opozitës për t’i parqitur në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbrojtur ato me konsekuencë, se kjo reformë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, demokracisë dhe Shqipërisë.

Jo pa qëllim, sipas Nenin 81/2 të Kushtetutes, ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, miratohet me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra kërkohet një konsensus i gjërë i partive politike, se në rastin konkret reforma territoriale nuk i përket vetëm një mandate qeverisës të një partie por duhet të jetë shumë afatëgjatë.

I bëjmë thirrje shumicës parlamentare të PS, që nesër të tërheq projektin e saj një partiak dhe të mos bëjë të njëjtin faji si në vitin 2014 ku e vetme bëri ndarjen administrative dhe pasojat e saj i’u kushtuan shumë shqiptarëve", theksohet në deklaratë.

LZHK ka reaguar edhe për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si Presidente e Republikës së Kosovës.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka shprehur në vijimësi qëndrimet dhe shqetësimet për zhvillimet politike në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, gjithnjë në raport me interesin kombëtar.

Sikurse dihet, brenda një periudhe prej 16 muajsh, Kosova ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje parlamentare, për shkak të dështimit për të krijuar një shumicë të qëndrueshme dhe për të zgjidhur ngërçet institucionale. Por, sidoqoftë klasa politike e Kosovës, duke vendosur interesin e shtetit mbi interesat e ngushta partiake diti të tregojë përgjegjësinë që kërkon investimi dhe besimi i shqiptarëve, i demokracive

perëndimore dhe i Aleancës Euroatlantike, duke kaluar ngërçin për zgjedhjen e Presidentit.

Zgjedhja e akademikes Justina Shiroka Pula si Presidente e re e Republikës së Kosovës shënon një moment historik dhe kthesë vendimtare për stabilitetin politik të vendit. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përshëndet këtë zhvillim të shëndetshëm institucional dhe i uron punë të mbarë e suksese.

Po kështu vlerësojmë edhe projektligjin për ndryshimet lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara”, thuhet në deklaratë./ CNA





Lajmet e fundit nga