web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Pedro tërhiqet nga futbolli i luajtur

7 Tetor 2026, 14:46, Sport CNA

ZYRTARE/ Pedro tërhiqet nga futbolli i luajtur

Pedro Rodriguez ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 39-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të gjatë në nivelet më të larta.

Ish-sulmuesi i Barcelonës e bëri të ditur vendimin përmes një mesazhi të publikuar në profilin e tij në "Instagram".

Në reagimin e tij, Pedro falënderoi futbollin për emocionet dhe lumturinë që i ka dhuruar gjatë gjithë karrierës.

Me Barcelonën, ai fitoi tre herë Ligën e Kampionëve, pesë tituj të La Liga-s dhe dy Botërorë për Klube. Pedro vazhdoi karrierën te Chelsea, ku fitoi Premier League dhe FA Cup.

Për herë të fundit, sulmuesi luajti me Lazion në Itali. Me Spanjën, ai u shpall kampion bote në vitin 2010 dhe kampion Europe në vitin 2012.





Lajmet e fundit nga