AKTUALITET /

Nga ora "Richard Mille" 300 mijë € tek 4 'iphone', çfarë iu gjet Agasit në momentin e arrestimit

Shpatarakut iu gjet një çantë e markës "Hermes".

Shkruar nga Versus

Nga ora "Richard Mille" 300 mijë € tek 4 'iphone',

Detajet e publikuara nga hetimet për Ergys Agasin, bëjnë me dije edhe disa prej sendeve që iu sekuestruan biznesmenit në momentin e arrestimit teksa ndodhej në makinë me ish-zv.drejtorin e policisë Elbasan, Ulian Shpataraku.

Agasit iu gjet një orë “Richard Mille” me vlerë deri në 400 mijë euro, disa karta bankare, një çantë me shuma të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë “iphone”. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën gjithashtu çelësa metalikë, një kontratë qiraje automjeti dhe dokumente të tjera.

Ndërsa Shpatarakut u gjetën dhe sekuestruan 400 euro, 4.200 lekë, një portofol “Alviero Martini” dhe një çantë “Hermes”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij nuk u gjetën sende të kundërligjshme. Versus.al

Poll