web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi tregon fazën e punimeve

7 Tetor 2026, 14:40, Aktualitet CNA


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë komunikimit të vendimeve të qeverisë është pyetur për bypass-in e Elbasanit, ku tha se është lidhur kontrata për tri fazat e para.

Karakaçi foli edhe lidhur me hekurudhën Tiranë-Durrës, ku tha se punimet për stacionet dhe elektrifikimin po ecin mirë, ndërsa nga tri deri në pesë kompani ndërkombëtare kanë shfaqur interes për menaxhimin e linjës.

“Për sa i përket bypass-it të Elbasanit, e kam njoftuar që kemi lidhur kontratën për tri fazat e para. Ka filluar avancimi në punë. Në dy faza nuk kemi nevojë për shpronësime, presim për vijimin e ritmit të punimeve.

Për sa i përket hekurudhës, ditën e djeshme kishim një takim sa i përket përzgjedhjes së operatorit ndërkombëtar që do të menaxhojë hekurudhën Tiranë-Durrës, me stacion aeroportin e Rinasit.

Kontrata e stacioneve dhe elektrifikimi po ecin shumë mirë. Janë nga tri në pesë kompani ndërkombëtare, të cilat kanë shfaqur interes për operatorin ndërkombëtar”, tha Karakaçi. /CNA





Lajmet e fundit nga