web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimet për videot intime të Hilës/ Zbardhen detaje, shtohet edhe një vepër penale

7 Tetor 2026, 15:01, Aktualitet CNA

Hetimet për videot intime të Hilës/ Zbardhen detaje, shtohet edhe

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë hetimet e çështjes së videove intime të kompozitorit Adi Hila, ku janë pjesë disa personazhe të tjera të famshme.

Lidhur me çështjen janë depozituar kallëzime në polici, një nga vetë Hila me pretendimin se i janë hakeruar kamerat dhe një nga këngëtarja Eli Fara për shkelje të privatësisë. Një tjetër kallëzim penal është bërë nga aktorja Monika Lubonja, e cila po ashtu shfaqet në video.

Ndërkohë, sipas gazetares Anila Hoxha, Prokuroria e Tiranës ka shtuar në hetim edhe veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë hetimeve paraprake, sipas informacionit, policia ka tentuar të këqyrë hard-diskun, por pasi e ka sekuestruar, ka konstatuar se prova ishte e dëmtuar. Bëhet po ashtu me dije se pas hedhjes së shortit, hetimi i çështjes do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo në Prokurorinë e Tiranës. /CNA





Lajmet e fundit nga