Ishte në monitorim, kush i fiku ‘radarët’ sapo Ergys Agasi u fut në treg, njohur si baza e Suel Çelës

Ishte në monitorim, kush i fiku ‘radarët’ sapo Ergys Agasi u fut në treg, njohur si baza e Suel Çelës

14:55, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Fatjon Gjinaj - Syri

​Të dhënat e administruara në hetimin ndaj Uljan Shpatarakut dhe Ergys Agasit kanë nxjerrë në pah një sërë rrethanash që lidhen me lëvizjet e tyre më 26 gusht 2026 por nga ana tjetër ngrejnë hije dyshimi që do përbënin skandal sa i takon vëzhgimit të tyre në terren. Në vetë dosjen e hetimit, shkruhet në një fragment se pas disa orësh monitorim nga vilat qeveritare në Elbasan, me të mbërritur në zonën e tregut që njihet si baza e Suel Çelës, oficerët e terrenit urdhërohen të “fikin radarët”, dhe të zhvendosen disa kilometra pas, konkretisht në zonën e Bradasheshit, ku rinis monitorimi i lëvizjeve të Agasit pas takimeve që kreu në Elbasan.

Në gjykim u paraqit nga SPAK si provë raporti i vëzhgimit me datë 26.08.2026, imbajtur nga punonjësit e policisë së Forcës se Posaçme Operacionale. Në këtë procesverbal përshkruhen veprimet e vëzhgimitsi pas autorizimit të prokurorisë.

Të dhënat pasqyrohen si më poshtë:

“Ora 08:00: Pas komunikimit me Oficerin e Policisë Gjyqësore, grupet evëzhgimit u vendosen me shërbim ne qytetin e Durrësit pranë rrethit te Shkozetit, për konstatimin e shtetasit Ergys Agasi (person ne kërkim). Sipas informacioneve të dhëna nga oficeri dyshohet se ky shtetas është akomoduar në një kompleks vilash i cili ndodhet në kryqëzimin e rrugës "Durrësi në Shekuj" dhe “Bajram Tusha”.

Qëllimi i veprimeve:

Lokalizimi dhe mbajtja nën vëzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person në kërkim nga autoritet kompetente. Gjatë kryerjes së veprimeve operative zona është monitoruar nëpërmjet përdorimit të mjetit fluturues pa pilot (fron) me qëllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit në kërkim.

Ora 11:39: Konstatohet duke dal nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person në dukje i dyshuar si Ergys Agasi, i veshur me bluze të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza, i cili del nga ambientet, vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit (shoqëruar përshkrimi me foto)

Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, ku, pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave, ku, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk e patëm të mundur identifikimin nga ana jonë të personave që mund të ndodheshin në automjet.

Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me mjetin (dron), u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat e konstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit. Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim nga ana jonë dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme (shoqëruar përshkrimi me foto);

Ora 12:03: Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB323JK, icili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit (shoqëruar përshkrimi me foto)

Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, metarga AB323JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi iBradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, nëafërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit tëmbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit të automjetit Audi A6, ngjyrë e zezë, metarga AB323JK, rezultoi shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pasverifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku (shoqëruar përshkrimime foto);”

Pyetjet që ngrihen janë: Pse oficerët e terrenit u urdhëruan të ndalonin monitorimin në zonën e tregut dhe kush është “oficeri” që komunikoi me ta?

Kush e dha një urdhër të tillë dhe për cilën arsye?

Kë takuan Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku dhe pse nuk shënohen në dosje këto të dhëna?

Me të drejtë gjykata arsyeton se itinerari i vëzhgimit ka probleme, por as ajo vetë nuk sugjeron çfarë duhet të bëjë policia dhe prokuroria për të dokumentuar, jo vetëm faktin që Shpataraku nuk rrëfen në mënyrë të sinqertë, por sidomos faktin nëse Ergys Agasi mund të merrte ose jo persona të tjerë pas vetes, duke qenë se kryente takime ndërsa ishte në kërkim.

Por mbi të gjitha, për çfarë ishte dhe kë takoi Agasi në Elbasan?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco