FOTO/ Çfarë po ndodh? Agasi, Veliaj, Balluku dhe Rama shfaqen në PD

Seli blu ka nisur përgatitjet për protestën kombëtare që pritet të zhvillohet nesër, ku në Kuvend pritet të miratohet drafti i socialistëve për reformën territoriale, që vendin e bën me 46 bashki nga 61 që janë.

Detajet e skenarit të protestës ende nuk janë bërë të ditura, në ambientet e selisë së Partisë Demokratike janë vendosur disa manekinё që paraqesin figura të njohura të mazhorancës. Mes tyre janë Belinda Balluku, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj dhe Erion Veliaj, të paraqitur me veshje burgu.

Në qendër të instalacionit është vendosur edhe figura e kryeministrit Edi Rama, i cili prej kohësh është një nga objektivat kryesorë të akuzave dhe kritikave të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosja e manekinëve në selinë e PD-së duket se është pjesë e mesazhit politik që opozita synon të përcjellë në prag të protestës së nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?