Flash

“Ai kuvend s’meriton të ekzistojë”, Berisha thirrje qytetarëve për protestë

Lapsi.al 7 October 2026

“Ai kuvend s’meriton të ekzistojë”, Berisha thirrje

Duke u shprehur kundër riorganizimit territorial dhe reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për protestë para Parlamentit.

Berisha deklaroi se qytetarët nga e gjithë Shqipëria duhet të bashkohen në protestën e paralajmëruar për seancën e nesërme, duke e cilësuar shkrirjen e 15 bashkive si një vendim që, sipas tij, dëmton interesat e komuniteteve vendore.

Berisha kundërshtoi mënyrën e hartimit të projektit territorial, duke pretenduar se ndryshimet janë të motivuara nga interesa politike dhe elektorale. Sipas tij, banorët e bashkive që preken nga reforma kanë shprehur kundërshtime, ndërsa PD propozon një organizim me 100 bashki dhe konsultime të mëtejshme me komunitetet.

Duke iu referuar seancës parlamentare të nesërme, Berisha akuzoi qeverinë dhe mazhorancën për përdorimin e institucioneve në funksion të interesave politike të kryeministrit Edi Rama dhe u bëri thirrje qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që t’i bashkohen protestës.

“Mblidhemi për seancën e nesërme në të cilën në mënyrën më kriminale Edi Rama ekzekuton, për hir të karriges së tij, 15 bashki dhe redukton në këtë mënyrë në 41 bashki, 41 njësi të qeverisjes vendore, në mbarë vendin.
Në një vend më malor, përsa i përket sipërfaqes së mbuluar nga malet, se çdo vend tjetër në Evropë. Kjo politikë shpopullimi në funksion të pushtetit të tij, kryekëput në funksion elektoral, pa asnjë lloj kriteri tjetër, është një akt shumë i rëndë.

Një akt faktikisht shpallje armiqësie të hapur ndaj banorëve të këtyre bashkive, të cilët kanë reaguar me qytetari dhe në përgjithësi kundër këtij projekti. Përveç kësaj, Partia Demokratike në projektin e saj ka parashikuar 100 bashki dhe e ka lënë të hapur këtë projekt për shtimin bazë të konsultimeve të bashkive të tjera.
Nesër qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, do bashkohen në një protestë për të mbrojtur interesat qytetare, sepse kundërshtimin për asgjësimin e bashkive e kanë dëshmuar në shumicën e rasteve qytetarët e të gjitha bindjeve politike.

Është shumë e rëndësishme kjo seancë në të cilën ne duhet t’u faktojmë qytetarëve shqiptarë se ky, person i shndërruar në padrinon e vendit nuk ka asnjë interes tjetër për ta përveçse interesave të pushtetit të tij, si të garantojë karrigen dhe mbijetesën mbi krimin monstruoz.
Edi Rama po bën gjithçka të mbahet me çdo kusht në pushtet. Në këtë rast unë ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë.

Ai parlament është bërë zëdhënës i interesave më kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Ai parlament është bërë mburojë e vjedhjeve më të mëdha, nga Edi Rama, Lubi Balluku e të tjerë. Ai parlament ka vendosur terrin dhe errësirën për qytetarët shqiptarë, të votojë në emër të interesave strikt të ngushta të Edi Ramës dhe deputetëve të skllavëruar prej tij, çdo ligj dhe vendim që bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI