E lindur në vitin 1953 në Prishtinë, në një familje katolike, Justina Shiroka Pula do të jetë Presidentja e tretë grua e Kosovës, pas marrëveshjes politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Përpara akademikes, detyrën e presidentes e kanë ushtruar Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani. Atifete Jahjaga ishte Presidente e Kosvës nga 7 Prill 2011 deri në 7 Prill 2016. Vjosa Osmani do të ishte gruaja e dytë që do të zgjidhej Presidente e Kosovës nga 4 Prilli i vitit 2021 deri në 4 Prill 2026. Osmani ishte caktuar me herët si ushtruese e detyrës së Presidentes për periudhën 5 Nëntor 2020 deri në 22 Mars 2021.