I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH paraqitet sërish në SPAK

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Bëhet me dije se ai ka qëndruar për 30 minuta në SPAK, ndërsa ka qenë i shoqëruar me avokatinë tij.

Ndërkohë Gjyli, është paraqitur në SPAK edhe javë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer dy herë në bashkëpunim, në dosjen e zv. kryeministres Belinda Ballukut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet lidhen me periudhën kur Gjyli drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?