Reagimet në Durrës, parkimet me pagesë ç’orientojnë qytetarët

Nga Elitjona Doko
7 Tetor 2026, 15:22 | Aktualitet

Prej të hënës së kaluar, në rrugët kryesore të qytetit të Durrësit janë vendosur parkime me pagesë nëpërmjet aplikacionit online. Pagesat variojnë nga 100 lekë ora në rrugët kryesore në qendër, deri në 40 lekë ora në periferi.

Por kjo risi duket se ka gjetur të papërgatitur një pjesë të qytetarëve durrsakë, të cilët kanë qenë të painformuar dhe ndaj të cilëve policia bashkiake po aplikon gjobat, raporton A2 CNN. Sipas qytetarëve, vlera e pagesës është e shtrenjtë, ndërsa sensibilizimi thuajse nuk është bërë.

Por aplikimi i parkimeve me pagesë duket se ka gjetur të papërgatitur edhe vetë policinë bashkiake, e cila nuk po koordinohet si duhet me aplikacionin online.

Nga ana tjetër, kjo situatë duket se ka kënaqur taksistët, të cilët e kanë më të lehtë tashmë punën e tyre.

Paralelisht me vendosjen e parkimeve me pagesë, bashkia pritet të pajisë edhe qytetarët me kartën e rezidentit për të parkuar në hapësirat pranë banesave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos