Nazarko: Kurti shmangu skenarin destabilizues, Kosova u paqësua dhe Serbia nuk mori atë që donte

15:17, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në SYRI TV, me moderatoren Sibora Bitri, analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjen e Presidentes së re, Justina Shiroka Pula, duke e cilësuar zgjidhjen si të mençur dhe të duhur.

Nazarko tha se Albin Kurti arriti të shmangë një skenar destabilizimi, në një situatë ku protestuesit përfshinin edhe ish-luftëtarë dhe vendi rrezikonte të shkonte drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, nga këndvështrimi i interesit publik, shtetëror dhe kombëtar, Kosova tashmë është qetësuar, çka ai e konsideron zhvillim pozitiv.

Nazarko: Mendoj se është një zgjidhje e mençur, e duhur dhe me këtë Kurti përgënjeshtroi pozitivisht dhe më skeptikët dhe kritikët më të fuqishëm të tij, dhe shmangu një skenar destabilizimi i cili lidhet me faktin që protestuesit nuk ishin vetëm disa të rinj që i shtyn adrenalina, por ishin ish-luftëtarë dhe ata nuk bëjnë shaka kur ata duan të arrijnë objektivat në një ngushticë kohore sepse ora 12 do të thoshte shkuarje e parlamentit në zgjedhje dhe në pamundësi që në Apel të kishte një ligj të ri i cili mund t’i prekte ose s’mund t’i prekte procedurën e Apelit dhe po ashtu mund të shkohej në zgjedhje pa një president që do të shpallte zgjedhjet  apo shpërndarjen e parlamentit, pra një situatë shumë e vështirë. Zonja në fjalë nga mënyra se si u paraqit prej Kurtit u dukë si një person që nuk kishte dijeni për fatin që po e priste… Mendoj se ishte zgjidhje e duhur. Pritet të jetë një presidencë jo shumë aktive jo me ambicie për karrierë mbas presidencës.

Kurti luajti deri në moment të fundit, që edhe në skenarin që të shkohej në zgjedhje të fajësonte maksimalisht palët e tjera. LDK është pothuasje jashtë rolit dhe funksionit. Në momentin e fundit nxori si një lloj asi nën mëngë figurën e zonjës në fjalë. U dukë sikur PDK arriti dy lloje qëllimesh.

Nga këndvështrimi i interesit publik, interesit shtetëror, interesit kombëtar, Kosova u paqësua dhe ky është zhvillim shumë i mirë dhe nuk shkoi në skenarin që ndoshta do të donte Serbia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco