Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës (VIDEO)

7 Tetor 2026 | 15:37

Këtë të mërkurë Albulena Haxhiu i ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në ambientet e Presidencës.

Ceremonia e inaugurimit po zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, mysafirëve dhe personaliteteve të ftuara, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri presidencial.

Justina Shiroka-Pula u zgjedh të martën Presidente e Kosovës pas një konsensusi politik që i dha fund krizës. Ajo u zgjodh me 81 vota të deputetëve, duke i dhënë fund ngërçit politik dhe duke shmangur shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme.

Votimi u zhvillua pas një dite tensionesh, protestash dhe negociatash politike, ndërsa mbi Kuvendin rëndonte edhe afati i 6 tetorit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Për postin e presidentes konkurruan Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha. Kandidatura e Shiroka-Pulës u paraqit nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ajo e Hoxhës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve...
14:14 | 07/10/2026

Berisha uron Justina Shiroka-Pulën për detyrën e presidentes: Suksese në misionin tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar me një mesazh në rrjetin social Facebook, Justina Shiroka-Pulën, presidenten e re të Kosvës, e cila u...
13:04 | 07/10/2026

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në këtë post. Schuebel i ka...
12:38 | 07/10/2026