Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Profesoresha Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Profesoresha Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes nga Albulena Haxhiu

Ekonomistja dhe profesoresha Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në ceremoninë inauguruese të mbajtur pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit.

Mesditën e sotme, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Shiroka-Pulës Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke shënuar edhe kalimin zyrtar të detyrës.

Ceremonia inauguruese shënon fillimin zyrtar të detyrës së saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit, pas dakordësisë së Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Profesoresha Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes nga Albulena Haxhiu

Ajo e ka pranuar me nder të madh e përgjegjësi postin e presidentes dhe në fjalimin në Kuvendin e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka thënë se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës.

Ajo ka udhëhequr Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese