Avokati i Popullit në burgun e Pojskës: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

7 Tetor 2026 | 15:47

Avokati i Popullit ka ngritur një grup pune për të verifikuar situatën e Greta Gjocit, 33 vjeçe, e cila ndodhet në IEVP Pojskë së bashku me fëmijën e saj 4-muajsh.

Gloria Carkaxhiu, e cila ishte pjesë e grupit të punës, tha se është verifikuar nga afër situata e nënës dhe foshnjës, si dhe kushtet ku ato janë akomoduar.

Sipas saj, kushtet në institucion janë të përshtatura për nevojat e nënës dhe fëmijës, ndërsa në IEVP Pojskë ka edhe një ambient të posaçëm, ku nënat mund të qëndrojnë së bashku me fëmijët.

Carkaxhiu sqaroi se Greta Gjoci nuk ka paraqitur ankesa specifike për kushtet e qëndrimit, ndërsa Avokati i Popullit do të vijojë mbledhjen e dokumentacionit dhe verifikimin e situatës.

Sa i përket çështjes gjyqësore, ajo theksoi se Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e gjykatave. Kompetenca e institucionit është verifikimi i respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të personave që ndodhen në IEVP.

Carkaxhiu u pyet edhe për gratë e tjera që kanë kërkuar pezullimin e vendimeve për shkak të fëmijëve të mitur. Ajo tha se këto janë procedura që ndiqen nga vetë gratë dhe avokatët e tyre pranë gjykatave.

Avokati i Popullit, sipas saj, do të fokusohet në vlerësimin e kushteve dhe trajtimit njerëzor të nënës dhe fëmijës brenda institucionit, ndërsa pas mbledhjes së dokumentacionit dhe provave do të bëjë vlerësimin përkatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fillimi i studimeve bachelor “Siguria dhe Hetimi”, Hita: Policia është mision

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita ka marrë pjesë në ceremoninë për fillimin e studimeve bachelor “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e...
15:31 | 07/10/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të mërkurë programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ai thekson se ky program synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të...
15:17 | 07/10/2026

Berisha fton qytetarët në protestë para Kuvendit: Të bashkohemi kundër shkrirjes së bashkive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje këtë të mërkurë nga selia e PD qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të mblidhen...
14:40 | 07/10/2026