Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: 32 kredi të miratuara, rreth 400 biznese në proces

    Akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë me të mitura, Policia në kërkim të 46-vjeçarit dhe një të riu

    IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për të marrë fondet! Do të zhbllokohen shumë shpejt

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: 32 kredi të miratuara, rreth 400 biznese në proces
    Lajmet e fundit

    “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: 32 kredi të miratuara, rreth 400 biznese në proces

    October 7, 2026

    Programi qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” ka tërhequr interesin e qindra bizneseve të vogla dhe të mesme. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se rreth 400 biznese janë aktualisht në proces, ndërsa deri tani janë miratuar 32 kredi, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh.

    Gjatë një takimi me drejtues të bizneseve të vogla, Rama tha se interesi për skemën është në rritje dhe se ritmi i aplikimeve dhe miratimeve është përshpejtuar.

    Sipas kryeministrit, programi është konceptuar për të mbështetur sipërmarrjet që kanë kaluar fazën e parë të krijimit dhe përballimit të vështirësive dhe që tashmë kanë nevojë për financim për të zgjeruar aktivitetin e tyre.

    “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” ofron kredi me interes deri në 2%, ndërsa shteti garanton deri në 70% të kredisë. Rama e cilësoi skemën si një instrument të krijuar posaçërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.

    “Programi ka ardhur si një nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla e të mesme që ia kanë dalë t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur”, u shpreh Rama.

    Ai theksoi se këto biznese tashmë kanë krijuar eksperiencën dhe njohuritë e nevojshme për t’u rritur, por përballen me mungesën e burimeve financiare.

    “Na vjen mirë që po shohim një rritje të interesit. Sot që flasim kemi rreth 400 biznese që janë në proces dhe 32 kredi të miratuara, për një vlerë që shkon në rreth 5 milionë euro. Ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar. Hapësira është për shumë më tepër”, deklaroi kryeministri.

    Programi synon të krijojë mundësi më të lehta financimi për sipërmarrjet që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin, të investojnë dhe të rrisin kapacitetet e tyre.

    rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: 32 kredi të miratuara, rreth 400 biznese në proces

    October 7, 2026

    Akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë me të mitura, Policia në kërkim të 46-vjeçarit dhe një të riu

    October 7, 2026

    IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për të marrë fondet! Do të zhbllokohen shumë shpejt

    October 7, 2026

    Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Interesi i qytetarëve dhe i shtetit, mbi çdo ndarje politike

    October 7, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.