Dëshmia e Uljan Shpatarakut bie tërësisht në kontradiktë me atë që policia thotë se ka dokumentuar gjatë vëzhgimit të tij bashke me Ergys Agasin ditën e arrestimit. Nga vëzhgimi me dron rezultoi se pasi Shpataraku e mori Agasin në kompleksin e vilave të njohura si baza e Visit të Pojës, u nisën drejt Elbasanit ku kanë qëndruar për 5 orë pranë tregut Agroushqimor në pronësi të Suel Çelës.
Por, Shpataraku pretendon se kishte shkuar vetëm për të takuar dy miq dhe për të pirë kafe. Sipas tij, të qëndrosh pranë tregut nuk do të thotë të jesh kriminel.
“Fakti që të vesh të tregu, nuk është krim dhe nuk je kriminel, tregu është zonë shumë e madhe. Unë marr rrugën e vjetër për Elbasan për shkak të trafikut që të gjithë Shqipëria e di.”
Ai ka pretenduar se qëndroi në Elbasan rreth dy orë, ndërsa raporti i vëzhgimit dokumenton makinën në atë zonë nga ora 13:35 deri në 18:16, pra për gati 5 orë.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ 11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’, vizita 5 orëshe pranë Tregut Agroushqimor të Suel Çelës në Elbasan, deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron









