web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hasimja: Duhet ndryshim sistemi, ekonomia të çlirohet nga politika dhe pastrimi i parave

7 Tetor 2026, 15:56, Politikë CNA

Hasimja: Duhet ndryshim sistemi, ekonomia të çlirohet nga politika

Politologu Ermal Hasimja ngriti sot dy shqetësime të lidhura me situatën në të cilën ndodhet vendi.  

Në një dalje televizive, Hasimja u shpreh se së pari, Shqipërisë i duhet një ndryshim i sistemit dhe së dyti, çlirimi i ekonomisë nga politika.

Hasimja u shpreh me kritika të ashpra se ekonomia shqitpare po thahet dhe tanimë është në dorë të njerëzve që pastrojnë paratë.

“Duhet ndryshimi i sistemit. Duhet të bëjmë të mundur dy gjëra kryesore, duhet të çlirojmë shtetin nga partia. Sot kemi parti shtet e kanë thënë ndërkombëtarët. Pra shteti është në funksion të partisë jo të njerëzve. Dhe e dyta të çlirojmë ekonominë nga politika. Sot ekonomia shqiptare është në dorë të atyre që pastrojnë lekët, që marrin tenderë. Ekonomia shqiptarë është duke u tharë”, tha Hasimja./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga