Nëna me foshnjën 4 muajsh në burgun e Pojskës/ Avokati i Popullit heton rastin e Greta Gjocit
Vendimi i gjykatës për vuajtjen e dënimit në burgun e Pojs...

Spitali Continental në Tiranë ka marrë emrin Haxhi Dede Reshat Bardhi, ndërsa një ditë më parë në ambientet e tij është zhvilluar një ceremoni e veçantë në nder të figurës dhe veprës së tij.
Ceremonia u zhvillua në prani të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, drejtuesve dhe stafit të Spitalit Continental, mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë, përfaqësuesve të institucioneve, si dhe të ftuarve të shumtë.

Vendosja e emrit “Haxhi Dede Reshat Bardhi” përbën një akt të veçantë nderimi dhe kujtese për një prej figurave më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të Bektashizmit shqiptar.
Haxhi Dede Reshat Bardhi shërbeu si Kryegjysh Botëror Bektashian në periudhën 1991–2011 dhe dha një kontribut të çmuar në ringritjen, konsolidimin dhe zhvillimin e jetës institucionale e shpirtërore të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane pas viteve të vështira të ndalimit të besimit fetar në Shqipëri.
Emri i tij lidhet ngushtë me një periudhë të rëndësishme të ringritjes së besimit bektashian, por edhe me përcjelljen e vlerave të paqes, tolerancës, harmonisë ndërfetare, dashurisë për njeriun dhe për atdheun. Përmes fjalës, urtësisë dhe veprimtarisë së tij, Dede Reshat Bardhi përcolli vazhdimisht mesazhin se besimi, në thelbin e tij, duhet të shërbejë për bashkimin e njerëzve, për forcimin e dashurisë dhe për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më humane.
Në fjalën e tij me këtë rast, Kryegjyshi Botëror Bektashian, shprehu mirënjohjen për këtë nderim dhe vlerësoi domethënien e veçantë të vendosjes së emrit të Haxhi Dede Reshat Bardhit në një institucion që ka në themel të misionit të tij kujdesin dhe shërbimin ndaj jetës së njeriut.

“Shëndeti është një prej dhuratave më të çmuara të Zotit, ndërsa kujdesi për jetën dhe shëndetin e njeriut është një përgjegjësi që kërkon dije, përkushtim, profesionalizëm dhe, mbi të gjitha, humanizëm”, është shprehur ai.
Duke iu referuar misionit të një institucioni shëndetësor, Kryegjyshi theksoi se përparimi i mjekësisë dhe teknologjisë duhet të shoqërohet gjithmonë me kujdesin njerëzor, respektin dhe dinjitetin ndaj çdo pacienti.

Sipas tij, një spital nuk vlerësohet vetëm për teknologjinë, pajisjet moderne apo kapacitetet profesionale që disponon, por edhe për mënyrën se si i qëndron pranë njeriut në momentet e tij më të vështira, duke i ofruar jo vetëm trajtim shëndetësor, por edhe shpresë, mirëkuptim, siguri dhe një fjalë njerëzore.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian u shpreh: “Sa herë që këto dyer do të hapen për një njeri që kërkon shërim, shpresë apo një fjalë të mirë, emri i Haxhi Dede Reshat Bardhit do të jetë aty, si një kujtim i gjallë i një njeriu që e deshi dhe i shërbeu me gjithë shpirt njeriut dhe atdheut.”
Ceremonia vijoi në një atmosferë të veçantë respekti dhe mirënjohjeje, duke shënuar një moment të rëndësishëm në kujtesën institucionale dhe shpirtërore të Bektashizmit shqiptar.
Me emrin “Haxhi Dede Reshat Bardhi”, Spitali Continental përcjell njëkohësisht një mesazh të fuqishëm mbi rëndësinë e humanizmit në shërbimin shëndetësor dhe mbi nevojën që kujdesi për njeriun të jetë gjithmonë në qendër të çdo përpjekjeje profesionale. /CNA
Vendimi i gjykatës për vuajtjen e dënimit në burgun e Pojs...
Në 82-vjetorin e lindjes, CNA sjell profilin e mjekut të n...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë hetimet e çështjes s...
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ma...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, g...
Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se brenda vjeshtës...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për ...
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Kë...
CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lan...
Janë publikuar detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme, e...
CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfs...
Apeli i Gjykatës së Posaçme dy ditë më parë la në fuqi dën...
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fjalën drejtu...
Ambasada gjermane në Shqipëri ka ndarë në rrjetet sociale ...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, përmes një postimi në r...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmar...
Kryeministri Edi Rama është pritur me reagime të ashpra ng...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Justina Shiroka Pula është inauguruar të mërkurën si presi...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thi...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...