Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari

7 Tetor 2026, 16:10Kronika TEMA
Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte zhvendosur në Librazhd dhe ndryshonte vendbanimet e përkohshme me qëlim shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit.

Në pranga ka rënë shtetasi E. C., 27 vjeç, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. T., 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, banues në Durrës, ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd, ku ndërronte shpesh njësinë e banimit, me qëllim shitjen e lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza, gati për shitje, ndërsa 21-vjeçarit që e shoqëronte iu gjet 1 mjet prerës (thikë).

Në përfundim të operacionit, policia sekuestroi doza kokaine dhe kanabisi, automjetin që drejtonte i arrestuari, tre celularë si dhe një thikë.

Lini një Përgjigje