LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet, Ibrahimaj: 8 milionë euro ndihmë për bizneset

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. • Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama deklaroi se skema “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme përmes financimeve me interes deri në 2%. • Referuar kësaj, kryeministri bëri me dije se financimi mund të arrijë deri në 2 milionë euro, me afat shlyerjeje deri në 10 vjet. • Sipas tij, deri tani janë rreth 400 biznese në proces aplikimi, ndërsa theksoi se janë edhe 32 kredi që janë miratuar, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh. • Më tej, Rama deklaroi se qeveria do të ketë një rol aktiv në mbështetjen e bizneseve që aplikojnë për financim përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. •  Kryeministri theksoi se Ministria e Ekonomisë do të ndërhyjë kur aplikimet hasin vështirësi në raport me bankat. • Sipas tij, raporti me bankat është shpesh i vështirë sidomos për bizneset e bujqësisë, ndaj sipas tij, ministria do të jetë ndërmjetëse dhe garantuese gjatë procesit të aplikimit. • Në fund, lideri i qeverisë tha se kur një kërkesë për financim kthehet nga banka, ministria do ta mbështesë dhe do të këmbëngulë që projekti të marrë financimin. • Nga ana tjetër, ministrja Delina Ibrahimaj tha se qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të ndihmuar bizneset në hartimin e planeve të biznesit. • Gjatë fjalës së saj në një takim me bizneset, ministrja tha se kjo është bërë në mënyrë që sa më shumë projekte të përfitojnë nga skema e financimit. • Më tej, ajo tha se janë hapur dy linja këshillimi për bizneset, ndërsa në zonat rurale informacioni dhe asistenca do të ofrohen përmes agropikave të AZHBR-së. 

4 artikuj për këtë temë.

4 ORE ME PARE

"Krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues"/ Rama fasonëve: Nuk mund të vazhdoni me paga të ulëta!

"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama takim me bizneset:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sektori fason po përballet me vështirësi për shkak të rritjes së kostove dhe mungesës së fuqisë punëtore. Gjatë fjalës së tij në një takim me bizneset, Rama tha se modeli i bazuar te pagat e ulëta nuk mund të vijojë të jetë baza e sektorit fason.

Sipas tij, bizneset duhet të ndryshojnë modelin e funksionimit dhe të kalojnë nga përpunimi i materialeve të porositësve të huaj drejt prodhimit "Made in Albania". Në lidhje me këtë, ai tha se kjo mund të bëhet duke investuar në teknologji dhe duke shfrytëzuar eksperiencën e krijuar ndër vite.

Edi Rama: Është e vërtetë që biznesi juaj, fasoni si kategori është me risk. Është e vërtetë që situata e vështirë e kësaj kategorie lidhet me faktin që themeli mbi të cilin u ndërtua ky biznes ishte krahu i lirë i punës dhe krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues, pasi nuk ka më krahë të tjerë pune dhe insistimi për të vazhduar me fason me paga të ulëta është një insistim për ta bërë ëndërr diçka që është realitet dhe ka vetëm një mundësi. Unë besoj që banka juve do t’ju mbështesë nëse ju plotësoni dy kushte. Mos keni një historik të keq me BSH dhe kushti i dytë lidhet me mundësinë, që ju duhet të ndryshoni lojën.

Pra duhet të kaloni nga industria me material porositës gjysmë të gatshëm duhet të kaloni në ‘Made in Albania’. A është e mundur kjo? Nuk është e lehtë, por është e mundur sepse ju keni eksperiencë, dije se si bëhen ato procese, keni njerëz që dinë ta bëjnë, keni një treg të caktuar që e njihni dhe duhet të mendoni që ju të financoni, të investoni në teknologji, në mënyrë që të bëni ‘Made in Albania’. Po e arritët këtë ju keni dalë në një tjetër nivel. Është sektor i vështirë. Kemi shembuj që po e kapërcejnë atë epokën kur ishte krahu i lirë i punës. Shqipëria ka ndryshuar kërkesat, standardet, kostoja e jetesës, të gjitha bashkë. Mënyra e vetme është të ndryshojë edhe sistemi juaj i funksionimit./Dosja.al

7 ORE ME PARE

"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama takim me bizneset:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama deklaroi se qeveria do të ketë një rol aktiv në mbështetjen e bizneseve që aplikojnë për financim përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Më tej, kryeministri theksoi se Ministria e Ekonomisë do të ndërhyjë kur aplikimet hasin vështirësi në raport me bankat. Sipas tij, raporti me bankat është shpesh i vështirë sidomos për bizneset e bujqësisë, ndaj sipas tij, ministria do të jetë ndërmjetëse dhe garantuese gjatë procesit të aplikimit. Në fund, lideri i qeverisë tha se  kur një kërkesë për financim kthehet nga banka, ministria do ta mbështesë dhe do të këmbëngulë që projekti të marrë financimin.

Edi Rama: Ky program është konceptuar për t’ju mbështetur ju, por qeveria e konsideron si program të vetin. Ministria e Ekonomisë është në anën tuaj. Raporti me bankat është nganjëherë shumë i vështirë për bizneset e bujqësisë, ndaj ministria do të jetë ndërmjetësi dhe garantuesi juaj. Pra, kur një aplikim mund të kthehet për një arsye apo një tjetër, ministria është aty për ta mbështetur, për ta argumentuar dhe për të këmbëngulur që ai të financohet. Kur vjen puna te investimet në fshat, që ne jemi të interesuar t’i nxisim, përveç programit ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, kemi edhe programin e AZHBR-së, ndaj mund t’i kombinojmë të dyja. Të jeni të sigurt që nuk jeni vetëm në këtë marrëdhënie. Edhe programi që kishim më parë e kishte këtë problem. Në këtë program, mes individit dhe bankës është edhe qeveria./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama takim me bizneset:
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të ndihmuar bizneset në hartimin e planeve të biznesit. Gjatë fjalës së saj në një takim me bizneset, ministrja tha se kjo është bërë në mënyrë që sa më shumë projekte të përfitojnë nga skema e financimit.

Më tej, ajo tha se janë hapur dy linja këshillimi për bizneset, ndërsa në zonat rurale informacioni dhe asistenca do të ofrohen përmes agropikave të AZHBR-së. Ibrahimaj shpjegoi se në rastet kur një aplikim kthehet nga banka për shkak se plani i biznesit nuk plotëson standardet, qeveria do të ndërhyjë përmes agropikave ose ekspertëve të kontraktuar nga UNDP për ta përmirësuar atë.

Delina Ibrahimaj: Duam që mbështetjen për biznesin ta kemi sa më të madhe. Kemi hapur dy linja këshillimi. Për zonat rurale po bashkëpunojmë me AZHBR-në, në mënyrë që të gjitha agropikat e shpërndara në terren të japin informacion për këtë kredi, por edhe të këshillojnë bizneset për hartimin e planit të biznesit. Kemi vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të mbështetur hartimin e planeve të biznesit, në rastet kur nevojitet asistencë shtesë. Pra, kur banka e kthen mbrapsht një aplikim, sepse plani i biznesit nuk është sipas standardeve, ne do të ndërhyjmë përmes agropikave ose ekspertëve të kontraktuar nga UNDP, në mënyrë që çdo ide e biznesit të ketë mundësi të financohet. Gjithashtu, së bashku me Bankën e Shqipërisë, jemi të gatshëm ta trefishojmë fondin për garancinë sovrane, në varësi të kërkesave që na vijnë nga biznesi./Dosja.al

8 ORE ME PARE

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama takim me bizneset:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama deklaroi se skema “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme përmes financimeve me interes deri në 2%. Referuar kësaj, kryeministri bëri me dije se financimi mund të arrijë deri në 2 milionë euro, me afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

Sipas tij, deri tani janë rreth 400 biznese në proces aplikimi, ndërsa theksoi se janë edhe 32 kredi janë miratuar, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh. Në fund, lideri i qeverisë tha se interesi për skemën po rritet me ritme të përshpejtuara.

Edi Rama: Dyfisho sipërmarrjen tënde ka ardhur si nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, që ia kanë dalë të përballojnë vështirësitë që çdo biznes përballon. Sot kanë akumuluar dije dhe e dinë se si të rriten, por nuk kanë mundësitë financiare.

Por, edhe për shkak të masës që kanë në këto biznese, që nuk janë shumë të konsoliduara, kanë nevojë për një dorë dhe mbështetje. Prandaj kemi krijuar këtë skemë, që ofron një kredi me një interes deri në 2%. Financimi shkon deri në 2 milion euro dhe afati është deri në 10 vjet.

Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin. Ky është programi dhe më vjen shumë mirë, që shohim një rritje të interesit. Sot, që flasim kemi rreth 400 biznese që janë në proces. Deri në datën 5 kemi 32 kredi të miratuara, për një vlerë shkon deri në 5 milionë euro. Ajo që na vjen mirë shohim, është një rritje e përshpejtuar./Dosja.al

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar

Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina

Rama në zyrë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, policia rrethon godinën

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë