Zgjedhja e presidentes së re në Kosovë, reagon OSBE

7 Tetor 2026 | 16:15

Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. McGurk në reagimin e tij ka përgëzuar partitë për arritjen e marrëveshjes.

Rizgjedhjen e një gruaje në postin e Presidentes, McGurk e ka cilësuar si një traditë të rëndësishme. Sipas tij, gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë ​​në vendimmarrje.

“Ambasadori Gerard McGurk: “E mirëpres zgjedhjen e mbrëmshme të Presidentes Justina Shiroka-Pula nga Kuvendi, me çka përmbyllet procesi i formimit të institucioneve.

I përgëzoj partitë që treguan vullnet për kompromis dhe për të arritur marrëveshje. Interesat e qytetarëve dhe të komuniteteve që ato përfaqësojnë duhet të jenë gjithmonë në plan të parë.

Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar kështu një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë ​​në vendimmarrje, për pavarësi më të madhe financiare dhe për mbrojtje më të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar te @OSCEKosovo në përpjekjet e saj për të çuar përpara këto prioritete”, shkruhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkrijnë akujt? Kurti dhe Osmani bisedojnë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani kanë gjetur mundësinë të takohen dhe te bisedojnë shkurtimisht gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së...
16:05 | 07/10/2026

Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës (VIDEO)

Këtë të mërkurë Albulena Haxhiu i ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në ambientet...
15:37 | 07/10/2026

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve...
14:14 | 07/10/2026