
Shqipëria e mbyll me fitore mbrëmjen e 6 tetorit, por jo me atë triumf bindës që pritej. Kuqezinjtë mposhtën 2-1 San Marinon në Arena Kombëtare, në një ndeshje që deri në fund mbajti pezull tifozët, ndërsa Kristjan Asllani u kthye në protagonistin absolut me dy gola, i pari nga distanca dhe i dyti nga pika e bardhë.
Tre pikë që kanë peshë të madhe në klasifikim, sepse pas katër ndeshjesh Shqipëria rikthehet në krye të Grupit C1 të Ligës së Kombeve me 9 pikë. Pas saj janë Bjellorusia dhe Finlanda me nga 7 pikë, ndërsa San Marino mbetet në fund pa pikë.
Por mënyra se si erdhi kjo fitore është ajo që po diskutohet më shumë. Një pjesë e parë që nisi mirë. Maran ndryshoi disa elementë të formacionit pas ndeshjes së vështirë në Finlandë.Në minutën e 11-të erdhi goli. Kristjan Asllani mori topin në distancë dhe lëshoi një goditje të fuqishme, e cila përfundoi në rrjetë. Një gol spektakolar që dukej se do t’i hapte rrugën një tjetër mbrëmjeje të qetë për kuqezinjtë. Por deri në fund nuk rezultoi kështu
Shqipëria pati mundësi të dyfishonte avantazhin. Në minutën e 22-të, Rei Manaj goditi shtyllën, ndërsa pak më vonë sulmuesi kuqezi pati një tjetër mundësi të mirë, por portieri i San Marinos reagoi në kohë. Në pushim, Shqipëria shkoi me avantazhin minimal, 1-0. Miqtë nuk u dorëzua dhe në minutën e 66-të gjeti golin e barazimit.
Lorenzo Lazzari përfitoi nga një aksion i miqve dhe pas krosimit nga e majta mposhti Dajsinanin. Një rezultat që ndryshoi tërësisht atmosferën në stadium. Dhe kur dukej se San Marino po merrte një pikë historike në Tiranë, erdhi momenti vendimtar. Në minutën e 90-të, pas një topi të harkuar në zonë, topi preku dorën e një lojtari të San Marinos cfarë bëri që arbitri të drejtonte gishtin nga penalltia Ishte minuta e 93-të dhe Asllani vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal të mbrëmjes. Një fitore e vuajtur, por tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme. (A2 Televizion)