7 Tetor 2026, 16:12
Nga E.d
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj Uljan Shpatarakut dhe Ergys Agasit, të cilat hedhin dritë mbi lëvizjet e tyre më 26 gusht 2026, por edhe mbi mënyrën se si është zhvilluar operacioni i vëzhgimit në terren. Sipas dokumenteve të administruara në dosje, Agasi është mbajtur nën vëzhgim për disa orë që nga zona e vilave qeveritare në Elbasan. Por në momentin kur ai ka mbërritur pranë zonës së tregut, situata ka ndryshuar.
Në dosje thuhet se efektivët janë zhvendosur disa kilometra më tej, në zonën e Bradasheshit. Pas kësaj ka nisur vëzhgimi i lëvizjeve të Agasit, pas takimeve që ai kishte zhvilluar në Elbasan. Raporti i vëzhgimit i datës 26 gusht 2026 është paraqitur nga SPAK si provë në procesin gjyqësor. Dokumenti i cili është hartuar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale, përshkruan lëvizjet dhe veprimet e kryera gjatë monitorimit.
Për lokalizimin e tij u përdor edhe një dron. Në orën 11:39, efektivët konstatuan një person që dyshohej se ishte Agasi, ndërsa rreth 20 minuta më vonë në kompleks mbërriti një “Audi A6” i zi me portobagazh. Ndërsa në orën 11:59, gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, duke hyrë në ambientet e kompleksit.
Në orën 12:02, “Audi” doli nga kompleksi dhe vijoi drejt Elbasanit, ku rreth orës 13:35 mbërriti në Bradashesh. Pas kësaj, grupet e vëzhgimit ndërprenë përkohësisht ndjekjen dhe u pozicionuan në zonë. Ndërsa, në orën 18:16, automjeti u pa duke lëvizur drejt Durrësit. Në zonën e Plepave, “Audi” u ndalua, ndërsa në të ndodheshin Ergys Agasi dhe në drejtim të automjetit ishte Uljan Shpataraku.
Të dhënat pasqyrohen si më poshtë:
“Ora 08:00: Pas komunikimit me Oficerin e Policisë Gjyqësore, grupet evëzhgimit u vendosen me shërbim ne qytetin e Durrësit pranë rrethit te Shkozetit, për konstatimin e shtetasit Ergys Agasi (person ne kërkim). Sipas informacioneve të dhëna nga oficeri dyshohet se ky shtetas është akomoduar në një kompleks vilash i cili ndodhet në kryqëzimin e rrugës "Durrësi në Shekuj" dhe “Bajram Tusha”.
Qëllimi i veprimeve:
Lokalizimi dhe mbajtja nën vëzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person në kërkim nga autoritet kompetente. Gjatë kryerjes së veprimeve operative zona është monitoruar nëpërmjet përdorimit të mjetit fluturues pa pilot (fron) me qëllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit në kërkim.
Ora 11:39: Konstatohet duke dal nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person në dukje i dyshuar si Ergys Agasi, i veshur me bluze të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza, i cili del nga ambientet, vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit (shoqëruar përshkrimi me foto)
Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, ku, pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave, ku, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk e patëm të mundur identifikimin nga ana jonë të personave që mund të ndodheshin në automjet.
Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me mjetin (dron), u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat e konstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit. Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim nga ana jonë dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme (shoqëruar përshkrimi me foto);
Ora 12:03: Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB323JK, i cili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit (shoqëruar përshkrimi me foto)
Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, metarga AB323JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi iBradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, nëafërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit tëmbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit të automjetit Audi A6, ngjyrë e zezë, metarga AB323JK, rezultoi shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pasverifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku (shoqëruar përshkrimime foto);”/Dosja.al
ergys agasi
Aktualitet
7 Tetor 2026, 16:18
G.M
Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në M...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:53
E.d
Foto ilustruse
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qyteta...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:35
G.M
pamje nga SPAK
TIRANË- Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur sërish këtë të më...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:30
E.d
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vendimi gjyqësor i caktimit të masës së sigurisë &ldquo...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 14:47
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip ...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 13:59
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut, i akuzuar si pjes...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:41
Elton Qyno
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi
TIRANË- Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e siguris&e...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:31
I.A
Henri Kagan dhe Kenso Soai
STOKOLM- Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fituan Çmimin Nobel të Kimisë për vitin 2026 p&...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:04
I.A
Dirk Schuebel
KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhje...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 11:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 6 vite e 8 muaj burgim për Greta Gjocin ...