7 Tetor 2026, 16:02
Nga G.M
Protestat në Francë
FRANCA- Një ditë pas protestave masive të studentëve në Francë, mësimi ka rifilluar në shumicën e shkollave të mesme, por një pjesë e konsiderueshme e tyre vijon të jetë e mbyllur ose pjesërisht e bllokuar. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet franceze, rreth 86% e shkollave kanë hapur dyert. Kjo do të thotë se një në shtatë shkolla mbetet plotësisht ose pjesërisht e mbyllur, megjithëse situata është përmirësuar krahasuar me një ditë më parë.
Mediat e huaja bëjnë me dije, në Paris, disa shkolla vijojnë të jenë të pushtuara nga nxënësit, ndërsa hyrjet në disa prej tyre janë bllokuar me kosha mbeturinash. Protestat, të nisura në mesin e shtatorit në periferi të Parisit, lidhen kryesisht me kushtet e këqija të ndërtesave shkollore, klasat e mbipopulluara dhe mungesën e mësuesve, veçanërisht në zonat me të ardhura më të ulëta.
Qeveria kërkon dialog
Qeveria franceze po përpiqet të ulë tensionet duke u bërë thirrje studentëve dhe stafit arsimor të rikthehen në shkolla dhe të zhvillojnë dialog për problemet konkrete të çdo institucioni. Kryeministri pritet t’i drejtohet publikut për situatën në shkollat e mesme, ndërsa ministrat e Brendshëm dhe të Arsimit do të raportojnë për krizën përpara parlamentit. Në të njëjtën kohë, sindikatat studentore dhe ato të mësuesve kanë paralajmëruar protesta të reja në Paris dhe qytete të tjera.
Përplasje dhe të plagosur
Situata është rënduar edhe nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Autoritetet kanë hapur hetime për raste të përdorimit të forcës, ndërsa qeveria ka njoftuar ndryshime në përdorimin e disa mjeteve të ndërhyrjes policore. Sipas shifrave të bëra publike, që nga fillimi i protestave janë plagosur qindra persona, përfshirë studentë, pjesëtarë të stafit arsimor dhe efektivë policie. Ndërsa qeveria kërkon ta zhvendosë situatën drejt dialogut, sindikatat studentore e kundërshtojnë këtë qasje, duke e konsideruar një përpjekje për të fituar kohë. Protestat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Dosja.al
france protestat ne france
Bota
7 Tetor 2026, 15:50
G.M
Ngushtica e Hormuzit
IRAN- Irani ka deklaruar se ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se do ta mbajë atë të mby...
Bota
7 Tetor 2026, 15:50
E.d
Marco Rubio
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nuk do të lejohet kurrë të sigurojë një armë bërtham...
Bota
7 Tetor 2026, 14:57
G.M
Hakan Fidan
TURQI- Turqia po ofron mbështetje teknike dhe ushtarake mbrojtëse për Arabinë Saudite, ndërsa Riadi përballet m...
Bota
7 Tetor 2026, 15:01
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar informacion nga autoritetet ruse lidhur me raportimet n&...
Bota
7 Tetor 2026, 13:52
E. D
Marta Kos, Millojko Spajiç
MAL I ZI- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi...
Bota
7 Tetor 2026, 13:14
E. D
Kreu i klanit Sahinler, Sedat Sahin, dhe lideri i Sarallarëve, Burhanettin Saral
TURQI- Një përplasje që zgjati për rreth 20 vite ...
Bota
7 Tetor 2026, 12:53
E. D
foto ilustruese
EUROPË- Kryeqytetet evropiane po përgatiten, në heshtje, për një skenar që deri vonë konsiderohej k...
Bota
7 Tetor 2026, 12:39
E. D
GJERMANI- Një total prej 12.102 kërkesash për kundërshtim sipas ndërgjegjes personale janë paraqitur në Gjermaninga j...
Bota
7 Tetor 2026, 12:13
E. D
SPANJË- Politika spanjolle nuk është kurrë e mërzitshme. Debatet janë të nxehta, mbulimi mediatik është i 'gjall&...
Bota
7 Tetor 2026, 12:10
E. D
IRAN- Mungesat në rritje të barnave në Iran po i shtyjnë pacientët drejt tregut të zi, ku barnat esenciale mund të gjenden ...