• Kontakt
Wednesday, October 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vizita e Rubios në Athinë, marrëveshje të reja SHBA-Greqi për energjinë dhe mbrojtjen

16:36 : 07/10/2026
në RAJONI

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Athinë konfirmoi forcimin e mëtejshëm të boshtit strategjik SHBA-Greqi, me marrëveshje të reja në mbrojtje dhe siguri, angazhim për zgjerimin e bashkëpunimit energjetik dhe mesazhe të qarta amerikane për rolin e Greqisë në Mesdheun Lindor dhe Evropën Juglindore.

Rubio gjithashtu shfrytëzoi qëndrimin në Athinë edhe për t’i dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas polemikave të ditëve të fundit për deklarata që i janë atribuar asaj.

I pyetur për ambasadoren dhe nëse sjellja e saj ishte në përputhje me standardet etike të Departamentit të Shtetit, Rubio nuk u distancua prej saj. Përkundrazi, ai e mbrojti publikisht.

“Le të mjaftojë të them se ambasada jonë këtu po bën një punë të shkëlqyer. Ambasadorja jonë ka qenë një ambasadore e fortë këtu”, deklaroi Rubio.

Mbështetja merr peshë për shkak të momentit kur u dha. Vetëm një ditë më herët, senatorja demokrate Jeanne Shaheen, demokratja më e lartë në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i kishte kërkuar vetë Rubios përgjigje lidhur me pretendimet për sjelljen e Guilfoyle.

Lexo edhe:

Alarmi për murtajën në Siberi, Rusia refuzon ekspertizën e SHBA-së: Do ta përballojmë vetë

50 mijë dollarë për PR/ Si e kontraktoi Veliaj agjencinë amerikane për imazhin e tij te ndërkombëtarët

Mes çështjeve të ngritura ishin raportimet për një darkë në muajin mars, ku ambasadores i atribuohet një koment lidhur me zhvillimet politike në Rumani. Sipas pretendimeve të cituara nga Shaheen, pasi kishte folur për mundësinë e rënies së qeverisë rumune, Guilfoyle dyshohet se i kishte thënë ministrit grek të Energjisë: “Ne mund ta bëjmë këtë me çdo vend që duam”.

Si pjesë e mbështetjes së Rubios, Guilfoyle pati gjithashtu një rol të dukshëm gjatë vizitës së sekretarit amerikan dhe deklaroi se prania e tij dëshmonte fuqinë e aleancës mes dy vendeve.

Në planin dypalësh, Rubio dhe ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, hapën Dialogun e 6-të Strategjik Greqi-SHBA. Sekretari amerikan e cilësoi Greqinë një aleate të domosdoshme të NATO-s dhe një shtyllë stabiliteti, ndërsa deklaroi se Uashingtoni ka “përkushtim absolut ndaj bashkëpunimit energjetik me Greqinë sepse është në interes të sigurisë globale”.

Athina dhe Uashingtoni i kushtuan rëndësi të veçantë Korridorit Vertikal dhe rolit të Greqisë si portë energjetike drejt Evropës Juglindore. Gerapetritis foli për “nivele të papara të bashkëpunimit energjetik”, ndërsa në fushën e mbrojtjes përmendi programin F-35 si një nga elementet që dëshmojnë thellimin e partneritetit.

Dy vendet avancuan gjithashtu bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe shkëmbimin e informacionit mes strukturave të tyre të sigurisë. Në diskutime u përfshinë edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Gerapetritis deklaroi se, nëse do të jetë e nevojshme, Greqia është në gjendje të ndihmojë SHBA-në në aspektin detar në Ngushticën e Hormuzit, me kusht që kjo të zhvillohet në kuadër të një procesi të qëndrueshëm paqeje. Ministri grek ngriti gjithashtu çështjen e Qipros, duke përsëritur qëndrimin e Athinës për një zgjidhje në bazë të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Një rezultat konkret i vizitës erdhi edhe në fushën ushtarake. Në praninë e Rubios dhe ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura greke dhe Gardës Kombëtare të Floridës.

Rubio tha se bashkëpunimi mund të shkojë përtej fushës tradicionale ushtarake, duke përfshirë shkëmbimin e ekspertizës për përballimin e fatkeqësive natyrore.

“Garda Kombëtare e shtetit tim, Florida, ka fituar shumë përvojë në përballimin e situatave si uraganet, dhe besoj se ka shumë për të mësuar nga ekspertiza juaj në përballimin e fenomeneve si tërmetet dhe zjarret në pyje. Pra, besoj se ka hapësirë të konsiderueshme për ndërveprim dhe mësim të ndërsjellë”, tha ai.

Vizita prodhoi marrëveshje edhe jashtë fushave të sigurisë dhe energjisë. SHBA-ja dhe Greqia rinovuan bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm të antikiteteve.

Vizita e Rubios shkaktoi ndërkohë reagime edhe brenda Greqisë. Alexis Tsipras kritikoi veçanërisht vendimin që sekretari amerikan të mbante një fjalim në Pnyx, vendi simbolik i demokracisë së Athinës së lashtë, duke e cilësuar atë “një vendim të rrezikshëm, shumë të guximshëm”.

Tsipras kërkoi gjithashtu që Athina të vlerësojë marrëdhënien me Uashingtonin mbi bazën e rezultateve konkrete dhe kritikoi mungesën, sipas tij, të një qëndrimi më të qartë amerikan për çështjet greko-turke dhe projektin e kabllit nënujor.

Edhe mediat turke e ndoqën me vëmendje vizitën, veçanërisht faktin që Rubio shkoi në Athinë pa një vizitë paralele në Ankara. Një pjesë e shtypit turk e interpretoi udhëtimin si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Athinës, duke u fokusuar te bashkëpunimi Greqi-Qipro-Izrael dhe mosmarrëveshjet me Turqinë për projektet energjetike dhe kufijtë detarë.

 

Etiketa: GreqiarubioSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Alarmi për murtajën në Siberi, Rusia refuzon ekspertizën e SHBA-së: Do ta përballojmë vetë

10:40 : 07/10/2026
AKTUALITET

50 mijë dollarë për PR/ Si e kontraktoi Veliaj agjencinë amerikane për imazhin e tij te ndërkombëtarët

14:28 : 06/10/2026
FILE PHOTO: The Iranian flag waves in front of the International Atomic Energy Agency (IAEA) headquarters, before the beginning of a board of governors meeting, in Vienna, Austria, March 1, 2021. REUTERS/Lisi Niesner/File Photo/File Photo
BOTA

Irani paralajmëron sulme ndaj bazave dhe anijeve amerikane

12:36 : 05/10/2026
BOTA

Reaktorë bërthamorë në Hënë, SHBA përshpejton planet për bazat hënore

22:24 : 04/10/2026
BOTA

Jep dorëheqjen ministri iranian i naftës

22:07 : 04/10/2026
BOTA

Plas debati në SHBA: A duhet hequr dënimi me vdekje?

21:59 : 02/10/2026

TË GJITHA

Vizita e Rubios në Athinë, marrëveshje të reja SHBA-Greqi për energjinë dhe mbrojtjen

16:36 : 07/10/2026

Erdogan telefonon Putinin, zbardhen diskutimet

16:30 : 07/10/2026

Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

16:21 : 07/10/2026

Protestat në Francë:/ Mbi 1 mijë të plagosur dhe 30 mijë nxënës pa mësim

16:09 : 07/10/2026

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:08 : 07/10/2026

Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e AI: mund të përdoret edhe për armë biologjike

15:52 : 07/10/2026

“Kush je ti që më del kundër?!”/ Gazetari zbulon debatet mes Ramës dhe Braçes për “Territorialen”

15:46 : 07/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com