7 Tetor 2026, 16:33
Nga E.d
Foto ilustruse
Gjirokastra dhe Vlora renditen ndër rajonet me peshën më të ulët të popullsisë në moshë pune jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Europë, duke reflektuar një strukturë demografike gjithnjë e më të plakur në Jug të Shqipërisë.
Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2025, vetëm 54.1% e popullsisë së Gjirokastrës dhe 54.2% e asaj të Vlorës i përket grup-moshës 20–64 vjeç. Në krahasim me rajonet e Bashkimit Europian, vetëm rreth 12% e rajoneve NUTS 3 kanë një peshë më të ulët të popullsisë në këtë grup-moshë.
Në skajin tjetër qëndron Tirana, ku 60.5% e popullsisë është 20–64 vjeç, niveli më i lartë mes qarqeve shqiptare dhe një nga më të lartët edhe në krahasim me rajonet europiane.
Në nivel kombëtar, popullsia 20–64 vjeç përbën 57.9% të popullsisë së Shqipërisë. Por diferencat territoriale janë të forta. Pas Tiranës, përqindjet më të larta regjistrohen në Dibër, me 58.5%, Durrës, me 58.2%, Kukës, me 58.1%, dhe Elbasan, me 58%. Berati është në 57.4%, ndërsa më poshtë renditen Lezha me 56.7%, Shkodra me 56.5%, Korça me 55.9% dhe Fieri me 55.2%.
Diferenca mes Tiranës dhe Gjirokastrës arrin në 6.4 pikë përqindje, duke treguar një ndarje të fortë demografike brenda një vendi me territor dhe popullsi relativisht të vogël.
Kjo ndarje bëhet edhe më e dukshme në tre rajonet e mëdha statistikore. Rajoni Qendër, ku përfshihet Tirana, ka 59.9% të popullsisë në moshën 20–64 vjeç. Në Veri pesha është 57.6%, ndërsa në Jug zbret në vetëm 55.5%.
Gjirokastra dhe Vlora pranë fundit edhe në Ballkanin Perëndimor
Pozicionimi i dobët i Gjirokastrës dhe Vlorës konfirmohet edhe në krahasimin me rajonet e Ballkanit Perëndimor për të cilat Eurostat publikon të dhëna.
Nga 46 rajonet e nivelit NUTS 3 të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të përfshira në të dhënat për vitin 2025, Gjirokastra është rajoni i dytë me peshën më të ulët të popullsisë 20–64 vjeç, ndërsa Vlora renditet e treta nga fundi.
Vetëm Zaječarska oblast në Serbi ka një përqindje më të ulët se Gjirokastra, prej 53.5%.
Edhe Fieri, me 55.2%, dhe Korça, me 55.9%, pozicionohen në pjesën e poshtme të renditjes, duke treguar se dobësimi i grup-moshave në moshë pune është veçanërisht i theksuar në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë.
Në kahun tjetër, Tirana renditet e treta mes 46 rajoneve të krahasuara. Mbi të gjenden vetëm rajoni Pološki në Maqedoninë e Veriut, ku grup-mosha 20–64 vjeç përbën 61.6% të popullsisë, dhe Pčinjska oblast në Serbi, me 60.7%.
Tirana lë pas rajonin e Beogradit, ku pesha e popullsisë 20–64 vjeç është 59.4%, si dhe Malin e Zi, që në tërësi regjistron 58.9%.
Dibra, me 58.5%, Durrësi me 58.2%, Kukësi me 58.1% dhe Elbasani me 58% pozicionohen më pranë mesit të shpërndarjes së rajoneve të Ballkanit Perëndimor.
Jugu ka pësuar rënien më të fortë
Problemi bëhet më i dukshëm kur të dhënat e vitit 2025 krahasohen me ato të vitit 2023. Në nivel kombëtar, pesha e popullsisë 20–64 vjeç ka zbritur nga 61.3% në 57.9%, ose me 3.4 pikë përqindje. Rënia është shumë më e fortë në Jug, ku treguesi ka kaluar nga 61.7% në vitin 2023 në vetëm 55.5% në vitin 2025, një ulje prej 6.2 pikësh përqindje.
Vlora ka shënuar ndryshimin më të madh mes qarqeve shqiptare. Pesha e popullsisë 20–64 vjeç ka rënë nga 63.2% në 54.2%, ose me 9 pikë përqindje në vetëm dy vjet. Në Gjirokastër treguesi ka zbritur nga 60.8% në 54.1%, një rënie prej 6.7 pikësh përqindje. Në Fier është ulur nga 61.1% në 55.2%, ndërsa në Korçë nga 61.7% në 55.9%. Shkodra ka zbritur nga 61.8% në 56.5%.
Në kahun e kundërt, Kukësi ka shënuar rritje nga 55.9% në 58.1%, ndërsa Dibra nga 57% në 58.5%. Të dhënat për vitin 2024 mungojnë për rajonet shqiptare në serinë e përdorur, ndaj krahasimi është bërë mes viteve 2023 dhe 2025. /Monitor
gjirokastra
Aktualitet
7 Tetor 2026, 16:12
E.d
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj Uljan Shpatarakut dhe Ergys Agasit, të cilat hedhin drit...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 16:18
G.M
Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në M...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:53
E.d
Foto ilustruse
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qyteta...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:35
G.M
pamje nga SPAK
TIRANË- Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur sërish këtë të më...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:30
E.d
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vendimi gjyqësor i caktimit të masës së sigurisë &ldquo...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 14:47
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip ...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 13:59
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut, i akuzuar si pjes...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:41
Elton Qyno
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi
TIRANË- Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e siguris&e...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:31
I.A
Henri Kagan dhe Kenso Soai
STOKOLM- Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fituan Çmimin Nobel të Kimisë për vitin 2026 p&...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:04
I.A
Dirk Schuebel
KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhje...